Siljanovska Davkova: Femicidi është një nga problemet më të vështira shoqërore me të cilat përballemi

25 Nëntor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në panel diskutimin me titull “Nga Raportimi i Dhunës te Parandalimi i Femicidit – Përgjigje Sistemike” sot, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

Ajo theksoi se pavarësisht konventave, ligjeve, strategjive dhe projekteve të shumta, dhuna me bazë gjinore dhe numri i grave të vrara vetëm sepse ishin gra po rritet me shpejtësi.

Për të, femicidi është pasojë e dhunës që ka ndodhur vazhdimisht dhe nuk është parandaluar ose sanksionuar.

Sipas saj, lufta kundër femicidit duhet të fillojë në shtëpinë, në çerdhen dhe në arsimin fillor, dhe të vazhdojë me akte ligjore dhe mekanizma institucionalë, duke përfshirë ato të prokurorisë publike dhe gjyqësore.

Presidentja Siljanovska Davlova theksoi se nëse femicidi është problem i shkaktuar në mënyrë sistemike, atëherë zgjidhja e tij duhet të jetë gjithashtu sistemike.

Në panelin e parë fjalim patën edhe ambasadori Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Gjoko Velkovski, Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe Muamet Rexhepi, Ndihmësministër i Punëve të Brendshme, duke prezantuar pikëpamjet, të dhënat dhe zgjidhjet e tyre për kapërcimin e një prej problemeve më të vështira sociale me të cilat përballemi.

Në panelin e dytë fjalim patën: Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Prokurorja Publike Fatime Fetai, Gjykatësja Gabriela Gajdova, Svetlana Cvetkovska nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinise, si dhe Elena Dimushevska nga Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje. Secila prej tyre, në kuadër të punës së saj, zbuloi dobësitë më të mëdha në trajtimin e dhunës ndaj grave, duke përfshirë femicidin, duke vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e vendosur me institucionet kompetente, si një garanci për një hap pozitiv përpara në këtë betejë. Të gjithë ata mirëpritën platformën e sapokrijuar Femicide Watch.

Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se përveç 16 ditëve aktivizëm, nevojiten 349 ditë angazhim nga të gjithë për t’u përballur me femicidin.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit