Siljanovska Davkova u takua me profesorë nga Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit

3 Dhjetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova bisedoi me profesorë nga Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit lidhur me domosdoshmërinë e krijimit të një modeli kombëtar të politikës arsimore dhe shëndetësore, i cili do t’i përfshijë aktivitetin fizik dhe zakonet e shëndetshme tek fëmijët dhe të rinjtë, si garanci për një komb të shëndetshëm fizikisht dhe psikikisht.

Për këtë qëllim, Dekani i Fakultetit, Vllatko Nedellkovski, Zëvendësdekani i Arsimit, Andrijana Misovski, dhe profesorët Ivan Anastasovski dhe Serjozha Gontarev e informuan Presidenten Siljanovska Davkova lidhur me propozimin e projektit, përkatësisht hulumtimin e planifikuar dhe afatin kohor në të cilin do të zhvillohet (2026-2028), rezultatet e pritura dhe qëndrueshmërinë strategjike.

Bashkëbiseduesit vunë në dukje pasojat shqetësuese të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, shikimit të televizorit dhe përdorimit të tepërt të pajisjeve digjitale në shëndetin e të rinjve, të dukshme në mbipeshë, ankth të shtuar, izolim social dhe vetëvlerësim të ulët.

Ata vunë në dukje përfitimet e vërtetuara shkencërisht të aktivitetit fizik, të tilla si: masë më e madhe muskulore, kujtesë më e mirë, përqendrim më i lartë, qetësi, mësim më i lehtë, rezultate më të larta akademike.

Presidentja Siljanovska Davkova propozoi t’i kushtohet më shumë vëmendje lëndës së edukimit fizik në të gjitha nivelet dhe format e arsimit, nga kopshti deri në universitet, duke praktikuar mësimdhënien interaktive në natyrë, të mësuarit në lëvizje.

Të gjithë besojnë se përfshirja e aktivitetit fizik si një element i domosdoshëm i procesit arsimor do të ketë ndikim të madh tek të rinjtë dhe stili i tyre i jetesës së preferuar, duke profilizuar gjenerata më aktivë, më elastikë, më të vetëdijshme dhe më të shëndetshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

Miqësia tradicionale, mbështetja dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, si dhe qëllimi i përbashkët strategjik për anëtarësim në BE karakterizojnë marrëdhëniet maqedonase-malazeze, ishte përfundimi i takimit të sotëm midis Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe...