Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Forumin e Diplomacisë Kulturore

21 Maj 2025 | Fjalimet

I nderuar ish President Ivanov,

Të nderuar liderë.

Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë sot të jem me ju në Forumin e Diplomacisë Kulturore, të organizuar nga miku dhe kolegu im i shkëlqyer, ish Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov. Tema e këtij forumi vjetor është “shtetet e vogla” – si shteti ynë, “ndikimi i madh” – ne ende nuk e kemi, “ballafaqimi me sfidat globale përmes multikulturalizmit të përbashkët dhe diplomacisë kulturore” – e kemi.

Për mua, kjo është një ndër temat më të rëndësishme në këtë moment, për shkak se po përballemi me luftëra në botë.  Kombet e Bashkuara u krijuan si projekt antikolonial, por edhe paqësor. Ata madje fituan edhe Çmimin Nobel për Paqe, por po ndodh luftë.

Edhe Bashkimi Europian, ose nëse preferoni së pari Komuniteti Europian, jo rastësisht Komuniteti Qymyrit dhe Çelikut, u krijua si projekt paqësor, por po ndodh luftë në tokën e Europës. Dilema me të cilën përballemi është se si të krijojmë liderë për paqe midis shteteve, por edhe për paqe me natyrën, sepse unë shpesh herë them se në profesionin tim frymëzohem jo vetëm nga Zhan Zhak Ruso me Marrëveshjen e tij shoqërore, por edhe nga Mishel Sera me marrëveshjen e tij natyrore. Ne jemi në luftë edhe me natyrën, por kjo luftë është humbur tashmë. Pra, për fat të keq, ne jemi të gatshëm për vetëvrasje. Pse mendoj se duhet të krijojmë liderë për paqe? Sepse, sot, ndjekësit e Tukidid-it, Makiavelit, Klauzevicit duket se ende dominojnë.

Imagjinoni, në shekullin e 21-të, vazhdimisht po dëgjoj – të fuqishmit e bëjnë atë që munden, ndërsa të dobëtit atë që duhet. Dhe vazhdimisht më paralajmërojnë se nuk kuptoj se politika reale është ajo që sundon me botën dhe se idealizmi im është i çuditshëm. Dhe unë mendoj se politika reale duhet të pasurohet me idealizmin. Kur them idealizëm, unë nënkuptoj ligjin, drejtësinë, moralin dhe etikën. Po, e përmenda Tukididin dhe Luftrat e Peloponezit, sigurisht, në dialogun më të njohur për fuqinë, por edhe për drejtësisnë, që t’ua kujtoj edhe një herë, ai thotë: “drejtësia është fjalë që ka vlerë në mosmarrëveshjet mes njerëzve, vetëm kur të dyja palët kanë fuqinë e barabartë” dhe unë kam thënë se do të flasë në emrin e shteteve të vogla. Në rastet e tjera, siç kam thanë tashmë, të fuqishmit e bëjnë atë që munden, por ne të dobëtit atë që duhet. Kur përballem me kredon politike të Makiavellit, përballem përsëri me një tezë se qëllimi justifikon mjetet.

Megjithatë, unë di se shumë “qëllime humane” janë arritur me mjete shumë të pakta. Dhe unë jam më shumë kantian sesa makiavelist. Për mua, qëllimi më i lartë është, ishte dhe mbetet njeriu. E përmenda edhe Klauzevicin, imagjinoni, lufta është vazhdimi i politikës, vetëm me mjete të tjera. Pasojat nga politika e tillë janë katastrofale dhe po i shohim çdo ditë, sikur të ishin skena nga Gernika e Pikasos. Më vjen turp nga ajo që e shoh çdo ditë. Po dëshmojmë përshkallëzimin e vazhdueshëm të konflikteve, luftërave dhe gjakderdhjes, pa asnjë justifikim.

Me qëllim të ofrojmë alternativë ndaj pushtetit, makiavelizmit, militarizmit, mendoj se duhet të frymëzohemi nga njerëzit e paqes, nga liderët moralë dhe etikë, të cilët me fjalët dhe veprat e tyre kanë dëshmuar se qëllime të drejta mund të arrihen. Këta arkitektë të paqes i krijuan Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Këshillin e Europës, shumë projekte të tjera paqësore,  që kanë siguruar ose duke siguruar barazi ligjore midis kombeve, synonin që ta zbusin fuqinë e kombeve të mëdha dhe t’i mbrojnë kombet e vogla.

Pikërisht kjo barazi ligjore, për mua është një parakusht për paqen dhe sigurinë, por edhe për realizimin e të drejtave të njeriut dhe, natyrisht, për zhvillimin e qëndrueshëm. Konsideroj se ata tregojnë se politika nuk duhet të jetë lojë bizantine, lojë fronesh, një kullë letrash, lojë e pamëshirshme me shumë zero, ajo në fakt mund të jetë, siç them ndonjëherë, art i së mundshmes, përkatësisht mënyrë kreative për të gjetur zgjidhje për sfidat. Por, për mua është e qartë se sot në skenë është ajo që Harold Lasvel definon si politikë: kush, kur dhe si fiton, për fat të keq. Ja disa shembuj që dëshiroj t’i jap për një mundësi më ndryshme për politikën. Së pari, Dag Hamarsheld, ish sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që thonte se “puna jonë për paqe duhet të fillojë në botën private të secilit prej neve, sepse secili prej neve është një mikrokosmos”.

Nëse dëshirojmë të krijojmë një botë pa frikë për njeriun, ne vetë duhet të bëhemi të pafrikshëm. Që të krijojmë një botë të drejtësisë, duhet të bëhemi të drejtë. Dhe si mund të luftojmë për liri nëse nuk kemi liri në mendjet tona? Në të vërtetë unë shpesh e citoj Tihonin kur thotë se “mendja është më e shpejtë se drita”. Si mund t’u kërkojmë të tjerëve që të sakrifikohen, nëse nuk jemi të përgatitur ta sakrifikojmë veten?

Shembulli i dytë është Nelson Mandela. Po, me mjete paqësore luftoi për t’i dhënë fund aparteidit, por edhe drejtësi dhe pajtim në Afrikën e Jugut. Ky është frymëzimi i vërtetë.

Shembulli i tretë është revolucionari ynë maqedonas Goce Dellçev, që theksoi se e kupton botën si fushë për konkurrencë kulturore e jo ushtarake midis kombeve. Sipas meje, nuk e dijë se a do të pajtoheni me mua, veçanërisht kolegu im, e pyes veten nëse ndoshta Goce Dellçev  është  themeluesi i diplomacisë kulturore maqedonase?

E gjithë kjo më çon te tema e fundit e kësaj ngjarjeje, Forumi i Diplomacisë Kulturore, i iniciuar nga kolegu im, ish-Presidenti Ivanov. Në vitin e kaluar, si deputete në Kuvend, pata mundësi që të marrë pjesë në forumin e parë dhe u impresionova nga fjalimi i folësve. Ky ishte fjalimi që mua më mungon dhe ky ishte fjalimi që unë dëshirova ta dëgjoj. Sipas meje, kultura është burimi më i fuqishëm i kombeve të vogla.

Kam thënë shumë herë se nuk ka investim më të mirë sesa investimi në arsimin, shkencën, kulturën dhe sportin, sepse shpesh herë ndodh të mos ketë të vogla dhe të mëdha. Në këtë drejtim, dëshiroj ta parafrazoj poetin dhe diplomatin maqedonas Aco Shopov, kur thotë se në kulturë nuk ka vende me zhvillim të lartë dhe të mesëm dhe vende në zhvillim. Kultura u ofron dinjitet të barabartë atyre që ndihen të ndryshëm. Pse? Sepse mjediset e mëdha kulturore nuk janë indiferente ndaj mënyrës se si janë trajtuar nga nga mjediset e vogla kulturore me perspektivat e tyre të reja dhe të freskëta.

Gjatë verës do të më vizitojë kolegu im nga Universiteti i Kolumbias, profesori emeritus Filip Xhenti. U takuam në kuadër të një projekti për Legal Clinical Education dhe ajo që e mahniti ishte se si fitojmë në simulimet. Ndryshe, Legal Clinical Education do të thotë që t’i infektoni studentët me idenë se nuk duhet vetëm të mësojnë, por që nga viti i parë në fakultet duhet të mbrojnë, sepse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës profesorët e drejtësisë mund të bëhen edhe avokatë dhe projekti u realizua me të varfrit. Studentët kanë mësuar jo vetëm aftësitë ligjore, por edhe emparinë. Kjo është më e rëndësishmja. Të jem e sinqertë, kur fjalimi im përfundoi dhe personi i parë që më afrohej ishte kolegu im, pse erdhi ai atje? Sepse pas 7-8 vitesh pune së bashku në një moment më pyeti diçka të çuditshme. Ju nuk keni përvojë në arsimin ligjor klinik, por keni idetë interesante. Ndoshta kjo ishte diçka e re për ne dhe ne silleshim në mënyrë sokratike. Unë hoqa dorë nga procesi i mësimit dhe studiova, sepse kur studioni jeni të përkushtuar dhe kurioz. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse u emëruam për klinikën më të mirë në Europën Qendrore dhe Lindore dhe në këtë mënyrë fituam reputacionin. Dëshiroj të theksoj se e gjithë kjo çon në një konkluzion se mjediset e vogla kulturoe, siç është ajo maqedonase, në vend që të rriten në gjerësi duhet të rriten në lartësi. Unë konsideroj se një e ardhme e tillë është e ardhmja e vërtetë. Ndonjëherë edhe nga të voglat do të dëgjoni ide të mahnitshme. Sepse rruga e tyre është ndoshta më e vështirë dhe atëherë stimulohet mendimi dhe gjenden zgjidhja të jashtëzakonshme.

Pse konsideroj se kam të drejtën? Vështirë se dikush në botë i di emrat e politikanëve maqedonas. Por, shumë njerëz kanë dëgjuar për taktin e shtatë dhe të tëtë unik muzikor, për “Maqedonisimo” spektakolare të Simon Tërpçevskit, filmat e Millço Mançevskit, dramat e Goran Stefanovskit, rolet e Nikolla Ristanovskit, romanët e Luan Starovës dhe Venko Andonovskit, këngët e Jahja Kemalit, kryeveprat e Martinovskit, do t’i shihni, mbrapa meje gjenden veprat e Çemerskit, Kondovskit, Kaleshit etj. Këtu do ta shtoj edhe trashëgiminë e iluministëve pansllavë dhe ringjallësve maqedonas, neimarëve,  gdhendësve, zografëve, filmat e vëllezërve Manaki, por edhe historitë personale të Kemal Ataturkut dhe të bukurës Eleni Karinte. Më datë 19, Dita e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, dita kur filloi beteja për lirim nacional, nxënësve nga shkolla Kemal Ataturk në Gostivar, u tregova pikërisht këtë histori – idili i Selanikut, historia e Kemalit dhe Elenit, sepse askush prej neve, kur do të dashurohet, nuk pyet: më falni, nga çfarë etnie dhe feje jeni? Jo, sepse dashuria nuk i njeh kufijtë e tillë.

Në studimin e jashtëzakonshëm “Gjeniu maqedonas gjatë shekujve” të një eruditi italian Xhorxho Nurixhiani, që unë shpesh ua dhuroj politikanëve të huaj, sepse ai fillon me mesazhin e Villiam Gledstonit, letrën e dërguar Shoqërisë së Bajronit – why not Macedonia to Macedonians. Pra, nuk e shkrova unë atë që ka shkruar Villiam Gledston. Më vonë, një njeri tjetër që unë e ardhuroj, Bernard Sho, ka shkruar se liberali është njeriu që beson te Finlanda, Irlanda ose Maqedonia.

Pra, nuk e shkrova unë atë, Bernard Sho e shkroi. Sipas meje, këta njerëz markant tregojnë ose japin shembuj që kanë rëndësi për mua. Kështu e quaj ndonjëherë, një, çdo komb, çdo popull, çdo shtet ka një gjë të tillë dhe populli im rilindje kulturore maqedonase, supozoj se keni vërejtur në Kabinet, keni vërejtur fotografinë e Çemerskit për vajtimin e Krishtit, frymëzimi është ajo kisha e vogël këtu “Shën Panteleimoni”, ku për herë të parë mund të vëreni ndjenja, sepse Maria po qan për Krishtin. Deri atëherë, të gjitha afresket janë me figura plastike, sepse ndjenjat nuk shpreheshin. Dhe u kënaqa shumë kur isha në Firencë dhe kur një prej kolegëve më tha: “Po, unë e admiroja Xhoton, dhe ai thotë, por e dimë se ka njëfarë frymëzim para rilindjes dhe diku atje në një botë tjetër.

Kur kanë ardhur nga Kostandinopoja, ndiheshin të lirë, kanë filluar që t’i pikturojnë edhe ndjenjat. Pra, diplomacia kulturore krijon ura, sipas meje, ato ura janë rezistente ndaj pështjellimeve të përditshme politike, popullizmit, demagogjisë, manipulimit. Konsideroj se nuk ka sukses më të madh të një shtetit dhe kulture sesa të ketë dikë, të ketë admirues, njëkohësisht të ketë dashamirë ndër të tjerëve, ndër popujve të tjerë, feve të tjera, njerëzve të tjerë.

U them atyre, mendoni për këngëtarin e famshëm japonez të operës, nuk e di a keni dëgjuar për atë, por unë po, maestro Kotecu, që u dashurua me muzikën maqedonase, ose për sllavistët e huaj dhe ata maqedonas, pjesëmarrës në Verën e Ohrit ose në Mbrëmjet e Poezisë në Strugë. Gjithashtu, së shpejti do t’i japim çmimin Kenzo Tange, arkitektit të fashëm japonez, por gjithashtu edhe Qiborovskit. Pse? Për brutalizimin dhe korbusianizmin, që mund të vërehet nëpër Shkupin, në Shkupin pas tërmetit, nëse kemi vizitua Muzeun e Artit Bashkëkohor, do të shihni atje dhuratat e Pablo Pikasos dhe Salvador Dalit dhe shumë artistëve të tjerë që u përfshinë në ripërtëritjen e shpirtit të Shkupit, gjë që është më e rëndësishme se ndërtesat. Shpirti kulturor.

Pra, kultura krijon simbole të përbashkëta, që respektohen dhe tejkalohen, dhe ne politikanët duhet të bëheni të vetëdijshëm se ne jemi bimë të përkohshëm, se ato i tejkalojnë mandatet tona. Me qëllim të përmbushjes së potencialit të saj për lidhje midis kombeve, konsideroj se kulturës duhet t’i jepet, atë që ju e bëni, vendi i merituar në diplomaci. Do t’u jap një shembull.

Me siguri të gjithë dini se për shkak të bilateralizmit të integrimit tonë europian, që çon në standarde, ne përsëri jemi të bllokuar në këtë rrugë dhe unë, kur jam cinik, ndonjëherë them se nuk e dimë nëse e presim Godon, por kjo bëhet një maraton e pabesueshme. Në kushte të marrëdhënieve të tensionuara bilaterale, kërkoja zgjidhje kreative me qëllim që të krijoj një mjedis ku mund të bisedojmë. Zgjidhjen e gjeta në muzikën, edhe pse të gjithë qeshen me mua.

Më Mbrëmjet e Operas së Majit të vitit të kaluar në Shkup mora pjesë në shfaqjen e mrekullueshme të operas “Valkiri” të Vagnerit dhe më pas mora ftesë të hapur që të shkojë në vizitë dhe opera jonë ishte mysafire në Sofje me shfaqjen e operas “Nabuko” të Verdit. Sigurisht se e pranova ftesën. Në Shkup, opera bullgare u përballet me delirium, me admirim. Në Sofje, opera jonë u përballet me ekstazë brohoritjesh dhe miratimi. Komenti im ndaj Presidentit Radev ishte – Ne nuk përfaqësojmë veten, por qytetarët. Ju keni parë qytetarët bullgar çfarë mendojnë për artin maqedonas, unë i pata qytetarët maqedonas çfarë ndiejnë për artin bullgar. A nuk është e logjikshme që ne t’i ndjekim ata? Çfarë ndodhi? Nga viti i kaluar, drejtori i operas bullgare, i famshmi Plamen Kartalos, profesor, akademik, botoi një libër, do t’u tregoj. – Roli i operas në diplomaci. Pjesa tjetër është e dedikuar historisë kulturore maqedono-bullgare. Ndoshta nacionalistët nervozohen nga fotografitë me mua, me të, me qytetarët, por mua më inspirojnë ose janë të bukura. Dy ose tre ditë para se të vijë këtu, të mos gaboj, në Filharmoninë tonë, Filharmonia e Selanikut ishte mysafire. E mrekullueshme. Raveli, por edhe mësuesi i tij grek Rijadis. Mund të imagjinoni, një kombinim i klasikës franceze dhe melosit grek. Fantastike. Dhe plus Simon Tërpçevski. Nuk kam fjalë. Për herë të parë ndodhet kjo, por ajo që më habiti është, që ndër muzikantët, që luante në violonçel, luante një artist grek, që unë e takova në Verën e Ohrit, verën e kaluar dhe filluam të flasim për artin, duke harruar problemet midis dy vendeve, kur unë hyra në sallën dhe u ula, ai më përshëndeti me dorë dhe unë e njoha atë. Performansi i fundit, i famshmi Simonidis, pra dirigjent, e shpalli kështu – bëhet fjalë për një këngë nga pjesa veriore e Greqisë, që është shumë afër juve. Po, në taktin e shtatë dhe të tetë është kënda, t’ju them, takti është i njohur për ne.

Unë konsideroj se nuk ka sukses më të madh në marrëdhëniet e ndërsjella, nuk mund të ketë. Pra, dëshiroj të përfundoj. Mendoj se ne, ju, duhet të inspirohemi nga shembujt e shkëlqyeshëm të qendrave të diplomacisë kulturore, siç janë qendra franceze Gete, ajo britanike, Servantes, Instituti Japonia dhe kështu me radhë. Sepse ato janë më të rëndësishmet.

Nëse më pyetni se cili është një prej momenteve më të bukura të mandatit tim, do t’u tregoj se para disa ditëve, më vizitoi ambasadori i Emirateve, selia e të cilit është në Romë. Filluam të bisedonim, por unë i kam thënë se janë adhuruese e madhe e Efim Malov, i kam thënë atij se ligjeron në Ibn Haldun, Edvard Said, orientalizmin, sigurisht për imperializmin kulturor europian. Njeriu tha “ju lutem, kjo është hera e parë që më ndodh dhe mezi pres të takohemi përsëri”. Kjo është ajo që mendoj unë, të nderuar miq të kulturës, diplomacisë kulturore, mund të na ndihmojë që ta transformojmë shoqërinë dhe për mua homobalkanikusi i tillë është homoeuropikus dhe jo ai që vetëm mbështet alianca ose vendos për aktivitete, që zakonisht janë aktivitete ushtarake. Zonja tha mrekullisht se këtu ne e kemi Nënën Tereza. Nëse në vendin tonë është më popullore, ka kuptim që të bëhet frymëzim i vërtetë këtu. Të gjithë ju këtu sot për mua jeni trashëgimtarë të vetë të rrugës së jetës, filozofisë së Nënë Terazës. Dhe atë e përmend gjithmonë në bisedimet e mia me miqtë europian, atë ia përmenda edhe presidentit Makron. Nëse thoni se BE-ja është filozofi dhe jo vetëm makineri, ose simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, kjo tingëllon mrekullisht. Në atë rast, duhet t’u përkujtoj se nuk ka filozofi pa vlera dhe parime. Vlerat dhe parimet janë përfshirë në aktet tuaja konstituive. Ata duhet t’i respektoni. Se do ta respektoni identitetin nacional dhe kulturor të çdo populli, dinjitetin dhe integritetin e çdo njeriu. Ky është themeli i Bashkimit Europian. Në të kundërtën, ky është vetëm një tjetër bashkim në kërkim të pushtetit dhe ndikimeve në botë. Fjalimi është i gjatë, kërkoj ndjesë, por kam nevojë të madhe për momente të tilla, sepse ato më tregojnë se edhe në këtë status, në të vërtetë, ka shansë për kulturën dhe diplomacionë kulturore.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...