Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti guvernatoren e Bankës Kombëtare, Anita Angellovska-Bezhoska

28 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti guvernatoren e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angejjovska-Bezhoska.

Në këtë takim, i pari që nga marrja e detyrës, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi punën e deritanishme të Bankës Kombëtare dhe realizimin e qëllimeve të parapara, që kanë për qëllim arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut.

Në takim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska i prezantoi edhe qëllimet s

trategjike që kanë për qëllim përmirësimin e zbatimit të politikës monetare, stabilitetin e sistemit bankar, funksionimin pa probleme të sistemeve të pagesave, menaxhimin e rezervave valutore, kurse në funksion të sigurimit

të kushteve për shërbime financiare efikase, inovative dhe të sigurta.

Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti për përpjekjet e Bankës Kombëtare në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, në kushte të rreziqeve gjeopolitike dhe gjeoekonomike.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska e uroi Presidenten Siljanovska Davkova m

e rastin e marrjes së detyrës dhe i uroi suksese në punën e saj.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...