Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti guvernatoren e Bankës Kombëtare, Anita Angellovska-Bezhoska

28 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti guvernatoren e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angejjovska-Bezhoska.

Në këtë takim, i pari që nga marrja e detyrës, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi punën e deritanishme të Bankës Kombëtare dhe realizimin e qëllimeve të parapara, që kanë për qëllim arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut.

Në takim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska i prezantoi edhe qëllimet s

trategjike që kanë për qëllim përmirësimin e zbatimit të politikës monetare, stabilitetin e sistemit bankar, funksionimin pa probleme të sistemeve të pagesave, menaxhimin e rezervave valutore, kurse në funksion të sigurimit

të kushteve për shërbime financiare efikase, inovative dhe të sigurta.

Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti për përpjekjet e Bankës Kombëtare në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, në kushte të rreziqeve gjeopolitike dhe gjeoekonomike.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska e uroi Presidenten Siljanovska Davkova m

e rastin e marrjes së detyrës dhe i uroi suksese në punën e saj.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Komunikatë për shtyp

Komunikatë për shtyp

Pyetje: A keni vendosur se kë do të emëroni guvernator? Presidentja Siljanovska-Davkova: Sigurisht, unë e mora vendimin tim, por ju thashë se kjo nuk thuhet kurrë publikisht më parë, por i dërgohet organit, sepse Kuvendi vendos dhe ju do ta merrni vesh. Do të...

Deklaratë për median dhe përgjigje për pyetjet gazetareske pas ngjarjes  për promovim të gjetjeve të  Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit të veprimit gjinor për avancimin e barazisë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë

Deklaratë për median dhe përgjigje për pyetjet gazetareske pas ngjarjes për promovim të gjetjeve të Vetëvlerësimit gjinor dhe Planit të veprimit gjinor për avancimin e barazisë gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë

Pyetje: Ju jeni komandantja supreme e parë femër dhe keni një grua që është gjithashtu në selinë tuaj si ndihmëse. Çfarë tjetër prisni të bëhet në këtë drejtim gjatë mandatit tuaj? Presidentja Siljanovska-Davkova: Siç dëgjuat nga vetëvlerësimi, jemi në rrugën e duhur....

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova viziton Gostivarin

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova viziton Gostivarin

Më 19 maj, Ditën e përkujtimit të reformatorit të madh dhe themeluesit të Republikës Turke, Kemal Ataturk, si dhe Ditën e rinisë dhe sportit, të festuar nga anëtarët e komunitetit turk, Siljanovska-Davkova vizitoi Shkollën Fillore "Mustafa Kemal Ataturk" dhe shoqatën...