Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

7 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në vend.

Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit maqedonas dhe kroat.

Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit maqedonas dhe kroat.

Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, procesi i integrimit evropian të vendit tonë, në prizmin e rendit ndërkombëtar, ambientit të BE-së, si dhe sfidat rajonale.

Të dyja palët shprehën kënaqësi për bashkëpunimin konstruktiv në disa fusha dhe e konfirmuan miqësinë e fortë, të dëshmuar shumë herë, e cila bazohet në mirëkuptim të ndërsjellë, respekt dhe mbështetje.

Të udhëhequr nga situatat aktuale në kontinentin evropian, por edhe më gjerë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e një qasjeje të harmonizuar rajonale për përballimin e sfidave të sigurisë.

Presidentja maqedonase shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Kroacisë për anëtarësimin maqedonas në BE, si dhe gatishmërinë për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes për të dyja shtetet.

Fotografia: Kabineti i Presidentit / Denis Jagxhi

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...