Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit maqedonas në Olimpiadën e 56-të ndërkombëtare të kimisë

8 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot në Vilën Biljana në Ohër i mirëpriti përfaqësuesit maqedonas në Olimpiadën e 56-të ndërkombëtare të kimisë, që nga 21 deri më 30 korrik u mbajt në Arabinë Saudite dhe në të cilën fituan një medalje të argjendtë dhe një bronzi .

Në konkurrencë me 327 nxënës nga 84 shtete nga e gjithë bota, Petar Mirçevski, nxënës në vitin III në gjimnazin “Mirçe Acev” nga Prilepi mori medalje të argjendtë, kurse Mario Bançovski, nxënës në vitin III në gjimnazin “Sllavço Stojmenski” nga Shtipi mori medalje bronzi.

Rezultate të rëndësishme kishin edhe dy përfaqësuesit maqedonas – Ivan Kotevski, nxënës në vitin III në gjimnazin “Sllavço Stojmenski” nga Shtipi dhe Elena Zhivaljeviq, nxënëse në vitin III në shkollën e mesme “Jahja Kemal” nga Shkupi.

Në këtë takim, ku morën pjesë edhe mentorët e tyre nga Unioni i kimistëve dhe teknologëve të Maqedonisë dhe profesorë nga Instituti i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematikore dhe Natyrore nga Shkui, Marina Stefova dhe Miha Bukleski, Presidentja Siljanovska Davkova i përgëzoi për rezultatet e shkëlqyera duke theksuar se arritjet t tyre duhet të jenë nxitje dhe inspirim për të rinjtë që merren me punë shkencore-kërkimore.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje edhe për arritjet e tyre në garat e mëparshme ndërkombëtare dhe në vend.

Njëkohësisht, Presidentja Siljanovska Davkova i theksoi angazhimet e veta për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme sistemore për logjistikë dhe mbështetje financiare në pjesëmarrjet e ardhshme të përfaqësuesve maqedonas në gara të ngjashme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...