Interes për bashkëpunim ekonomik me Kazakistanin – takimi i Presidentes Siljanovska Davkov me Presidentin kazakistanas Tokajev në Baku

13 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshimet klimatike (KOP29) në Baku, u takua me Presidentin e Republikës së Kazakistanit, Kasim-Xhomart Tokajev.

Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve dhe u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale gjeopolitike, si dhe për rolin rajonal të dy shteteve.

Si urë lidhëse midis Azisë dhe Evropës, Presidentja e përshëndeti kontributin e Kazakistanit dhe ndikimin e tij të rëndësishëm në suazat globale, ndërsa shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe konstruktivitetin në suazat e organizatave ndërkombëtare, veçanërisht në Kombet e Bashkuara dhe OSBE.

Në takim midis dy presidentëve u bisedua mbi mundësinë e bashkëpunimit në sferën e kulturës, shkencës dhe arsimit, për çka kryetarja Siljanovska Davkova theksoi se nevojitet përmirësimi i kornizës ligjore, intensifikimi i dialogut politik, takimet më të shpeshta, shkëmbimi i vizitave dhe kontakteve personale.

Në këtë drejtim, Presidentja shprehu interesim për maksimizimin e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar, investimeve, si dhe konkretizimin e bashkëpunimit në sektorin e ndërtimit, energjetikës, TI-së dhe turizmit.

Në këto bisedime u përshëndet hapja e Ambasadës së Kazakistanit në Shkup, si një hap i rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...