Presidentja Siljanovska Davkova e vizitoi Universitetin Jagelonian në Krakovë dhe u takua me maqedonistë nga Polonia

28 Janar 2025 | Kumtesat

Gjatë qëndrimit në Republikën e Polonisë, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vizitoi një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë – Universitetin Jagiellonian në Krakovë, si dhe Lektoratin e Gjuhës Maqedonase në këtë Universitet, ku u takua me sllavistët dhe maqedonistët polakë.

Gjatë bisedës, Presidentja u njoh me historinë e Universitetit dhe të Lektoratit të Gjuhës Maqedonase, me punën dhe arritjet shkencore të sllavistëve dhe maqedonistëve polakë, interesimin e studentëve polakë për mësimin e gjuhës maqedonase, si dhe aktivitetet, projektet dhe angazhimet e tyre për promovimin e gjuhës maqedonase në Poloni.

Studiuesit maqedonas të përfshirë në Seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase në UKEM folën për shkëmbimin kulturor dhe arsimor midis dy vendeve, si dhe për miqësinë maqedonase-polake. Në të njëjtën kohë, ata e theksuan nevojën për mbështetje më të madhe shtetërore në financimin e përkthimeve dhe punimeve shkencore nga maqedonishtja në polonisht dhe anasjelltas.

Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti angazhimin e tyre shumëvjeçar arsimor në edukimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e studiuesve polakë maqedonas në afirmimin e fjalës dhe mendimit maqedonas në mjedisin akademik ndërkombëtar. Ajo premtoi se do të punojë në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit shkencor, i cili relativizon distancën midis dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të veçantë që, përveç se në Universitetin Jagiellonian, ku Lektorati i gjuhës maqedonase është hapur në vitin akademik 1974/75, gjuha maqedonase studiohet edhe në institucione të tjera arsimore në Poloni. Përkatësisht, në Fakultetin e Shkencave Humane në Sosnovjec në Universitetin e Shlesisë në Katovicë, qendër në të cilën maqedonistika studiohet në të gjitha ciklet e studimit – nga ato universitare deri te doktoratura. Gjuha maqedonase gjithashtu mësohet si lëndë kryesore në Departamentin e Filologjisë Sllave në Universitetin “Adam Mickjeviç” në Poznanj, kurse si lëndë e dytë është futur edhe në Universitetin e Opoles.

Presidentja e vizitoi, gjithashtu edhe muzeun e Universitetit Jagiellonian “Collegium Maius” – ndërtesa më e vjetër e këtij Universiteti ë daton nga shekulli i 14 dhe përdoret pa ndërprerje më shumë se 600 vjet.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit