“Për gjithçka që ka bërë në fushën e mjekësisë, shkencës, sportit, për reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë, por edhe për demokracinë maqedonase, më e pakta që mund të bëjmë është t’i japim njohje”, tha Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke theksuar se ka privilegjin t’ia japë Urdhrin “8 Shtatori”, si shprehje të mirënjohjejes së thellë ndaj shtetit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas.
Në fjalimin e saj, ajo iu referua kontributit të tij të jashtëzakonshëm njerëzor, profesional dhe shoqëror, duke treguar se biografia e tij paraqet shembull mësimor për të tashmen dhe doracak i mirë për gjeneratat e ardhshme. Për të, sukseset nuk janë as privilegj dhe as rastësi, por pasojë logjike dhe shpërblim i merituar për përpjekjet e mëdha, mbinjerëzore të një njeriu me shkronjë të madhe.
Si autoritet i lartë mjekësor dhe pionier në kardiologjinë intervente, theksoi Presidentja, puna e tij shkencore konfirmohet nga qindra punime dhe citime ndërkombëtare, duke dëshmuar njohjen dhe kontributin e tij global në shpëtimin e jetëve.
Ajo vuri në dukje aktivitetin diplomatik dhe rolin e Kedev-it në zhvillimin e demokracisë maqedonase, siç dëshmohet edhe nga statusi i konsullit nderi të Indonezisë.
Aktivitetet e tij në alpinizëm, sipas saj, janë rezultat i dijes, disiplinës së jashtëzakonshme, moralit dhe spiritualitetit, dikush me një përzierje të rrallë të përsosmërisë profesionale dhe humanizmit të thellë.
Në këtë ceremoni, Kedev prezantoi arritjet dhe udhëtimet e tij në alpinizëm, duke ndarë përvojën e tij dhe sfidat me të cilat u përball gjatë ngjitjes në 14 majat më të larta malore në botë mbi 8,000 metra mbi nivelin e detit.
Në vazhdim është fjalimi integral i Presidentes Siljanovska Davkova:
I nderuar Kryeministër, z. Hristijan Mickoski,
I nderuar Akademik Sashko Kedev,
I nderuar President i ASHAM-it,
të nderuar Ministra, Anëtarë të Parlamentit, Përfaqësues të vetëqeverisjes lokale,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,
Ngjarja e sotme paraqet mundësi e rrallë që t’i japim njohje njeriu, jeta e të cilit udhëhiqet nga ndjekja e vlerave më të larta, Akademikut Sashko Kedev. Do të flas për një njeri, një person, integriteti personal dhe shoqëror i të cilit tejkalon kufijtë e një fushe të ngushtë profesionale dhe është i integruar në kujtesën kolektive të shtetit dhe shoqërisë.
Ne të gjithë e njohim atë si një autoritet të lartë mjekësor, një nga pionierët dhe udhëheqësit në zhvillimin e kardiologjisë intervencionale, por edhe në modernizimin dhe përshtatjen e trendeve bashkëkohore në mësimdhënie dhe aktivitetin shkencor. Personaliteti i tij është i zbukuruar me fisnikëri, integritet moral dhe humanizëm.
Doktori Kedev nuk është vetëm një mjek i dashuruar dhe i përkushtuar ndaj mjekësisë dhe pacientëve. Nuk mund të flasim për të pa lënë pas dore kontributin e tij aktiv dhe të dukshëm në zhvillimin e demokracisë maqedonase që nga ditët e para të pavarësisë deri në ditët e sotme.
Kudo që shkon dhe çfarëdo që bën në botë, ai e personifikon Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëshmi për këtë është statusi i tij si Konsull Nderi i Indonezisë, fryt i aftësive të tij të pakrahasueshme në ndërtimin e urave të besimit dhe partneritetit midis popujve dhe vendeve.
Kur bëhet fjalë për arritjet e tij profesionale, pra aktivitetet, fjalët, veçanërisht për një laik në mjekësi si unë, nuk janë të mjaftueshme. Doktor Kedev ka biografi që nuk përshkruhet me epitete, por konfirmohet me superlativa. Si anëtar i komunitetit akademik, jam i impresionuar nga profili i tij arsimor dhe shkencor-kërkimor.
Faktet tregojnë se ai është ndër udhëheqësit, pionierët – kardiologë intervencionistë në Klinikën Universitare të Kardiologjisë, por edhe në qendra të tjera në vend, si dhe në institucione të shumta prestigjioze ndërkombëtare mjekësore, nga Kanadaja deri Afrikën e Jugut, gjë që e bën atë një lloj profili mjeku të Kolombit ose Magellanit.
Puna e tij shkencore është e jashtëzakonshme në kontekstin vendas, por edhe më gjerë: në platformën Web of Science, ai ka publikuar 230 punime me faktor ndikimi, indeks H prej 36 dhe mbi 13,650 citime, numra që thonë më shumë dhe më thellë se fjalët dhe dëshmojnë për njohjen globale të punës së tij shkencore dhe ndikimin e saj padyshim të rëndësishëm në mjekësinë moderne kardiovaskulare.
Por është po aq e rëndësishme të mos harrojmë se numrat nuk janë matematikë dhe statistika të thjeshta, por personifikojnë qindra jetë të shpëtuara, mikrokozmose njerëzore, histori njerëzore dhe fate njerëzore.
Gjuha shkencore mjekësore zbulon dhe pohon se Akademiku Kedev prezantoi teknika revolucionare në kardiologjinë tonë, duke vendosur kështu standarde më të larta, duke hapur horizonte të reja dhe më të gjera, duke u dhënë shans mijëra pacientëve.
Duke menduar dhe duke shkruar për laureatin, vërej një sinergji dhe harmoni të paparë: nëse në mjekësi, Dr. Kedev arriti lartësitë më të larta profesionale dhe njerëzore, atëherë në alpinizëm, ai pushtoi fjalë për fjalë majat më të larta të botës! Dhe këtë, jo në ditët e rinisë së një rebeli pa shkak, por në moshë madhore, si një rebel me një qëllim: i zgjuar, me përvojë, por ende kurioz fëmijëror; i guximshëm, por i kujdesshëm, i etur për bëma të reja, por i armatosur me përvojë të pasur, disiplinë dhe këmbëngulje dhe … i kuptuar dhe i shoqëruar nga dashuria dhe lumturia. Doktor Kedev për mua është si Dedali ashtu edhe Ikari së bashku dhe kjo është arsyeja pse ai pati dhe ka suksese.
Në një periudhë prej më shumë se dy dekadave, Sasko Kedev u ngjit në të 14 majat më të larta, ato të qiellit, mbi tetë mijë metra, si Davidi, duke luftuar me natyrën e ashpër, kërcënimet dhe rreziqet ekstreme që vetëm më të guximshmit i përballojnë. Ai fitoi sepse nuk e trajtoi malin si armik, apo si një trofe të lakmuar, por përkundrazi e deshi, e respektoi dhe e admiroi atë, duke u ngjitur në kërkim të së panjohurës, por edhe të pjesës së pavetëdijshme të vetes dhe të universit, duke kërkuar përgjigje për pyetjet rreth natyrës njerëzore dhe kufijve të saj të pakufizuar. Unë besoj se ai përjetoi një epifani në botën midis tokës dhe qiellit shumë herë!
Ai gjithashtu u takua me Shtatë Majat, pikat më të larta në të shtatë kontinentet dhe për një moment jetoi me to, sikur të ishte një binjak siamez, ai ishte pjesë e tyre.
Aktivitetet e tij jo vetëm që shkaktojnë dilema, habi dhe admirim, por edhe shtyjnë kufijtë e qëndrueshmërisë dhe besimit njerëzor, duke lidhur fiziken me metafiziken, shoqëroren me natyroren, shpirtin dhe trupin, laiken dhe fetaren, truporen dhe platoniken!
Të nderuar miq, të nderuar të pranishëm,
Unë besoj dhe ju siguroj fuqimisht se sukseset e Akademikut Kedev nuk janë rastësi, por rezultat i njohurive të mëdha dhe përpjekjeve sizifiane, të bazuara mbi themel të fortë moral dhe spiritualitet të pastër e të thellë. Guximi dhe palodhja që ai mësoi dhe praktikoi në sallat e operacionit e inkurajojnë dhe e çojnë atë në majat më të larta të maleve, dhe besimi i tij në drejtësi dhe moral e frymëzojnë dhe e shoqërojnë atë në betejën shoqërore për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe demokratike.
Sa herë që është e nevojshme të flitet me zë të lartë, me ndershmëri dhe me përgjegjësi, ai është këtu, në shtëpi.
Biografia e Akademikut Kedev është një shembull udhëzues për secilin prej neve, por edhe doracak i mirë për gjneeratat e ardhshme. Është provë se sukseset nuk janë as privilegj dhe as rastësi, por një pasojë logjike dhe një shpërblim i merituar për përpjekjet e mëdha, mbinjerëzore të një njeriu me shkronjë të madhe.
Për të gjitha ato që ai ka bërë për mjekësinë, shkencën, sportin, për reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë, por edhe për demokracinë maqedonase, më e pakta që mund të bëjmë është t’i japim atij një vlerësim.
Me gjithë zemër dhe shpirt, falënderoj Komisionin për Dekorime dhe Mirënjohje për njohjen e kontributit të tij të jashtëzakonshëm dhe për paraqitjen e një propozimi që më paraqiti me nder të veçantë.
Sot, në prani të më të afërtve dhe më të dashurve të tij, por edhe të bashkëpunëtorëve, miqve dhe admiruesve të tij, si dhe përfaqësuesve më të lartë të shtetit, kam privilegjin e veçantë t’i dorëzoj Urdhrin e “8 Shtatorit”, si një shprehje mirënjohjeje të thellë për shtetin maqedonas dhe qytetarët maqedonas.
I falënderoj atij, por edhe juve.





