Seanca konstitutive e përbërjes së re të Komisionit për Falje

26 Nëntor 2024 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re të Komisionit për Falje, pasi Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për përbërjen dhe për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit.

Kryetare e Komisionit për Falje u emërua dr. Millka Ristova, kurse anëtarë u emëruan prof. dr. Oliver Baçanoviq, prof. dr. Aleksandra Gruevska Drakulevski, prof. dr. Blerta Ahmedi, prof. dr. Dragana Batiq, prof. dr. Afet Mamouti, dhe mr. Doan Suleimanoski.

Në seancën e parë të përbërjes së re të Komisionit për Falje mori pjesë edhe Presidentja Siljanovska Davkova, e cila anëtarëve të Komisionit u uroi punë të suksesshme, duke shprehur bindjen se Komisioni me punën e vet, duke i respektuar parimet e transparencës dhe llogaridhënies, drejtësisë dhe barazisë, humanizmit dhe mirëkuptimit, do të kontribuojë në përforcimin e besimit institucional, kurse vendimet do të jenë shembull për respektim të vlerave demokratike.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke e theksuar përkushtimin e saj për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, e theksoi rëndësinë e institutit të faljes dhe nevojën që e gjithë procedura të mos jetë objekt i grindjeve ditore politike.

Ajo shprehu pritshmërinë që të gjitha vendimet e Komisionit të jenë në përputhje me interesin publik dhe vlerat shoqërore, kurse secili rast të shqyrtohet me profesionalizmin maksimal, në suazat e procedurës së përcaktuar me ligj.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...