Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Konferencën “Biseda me Gjorgji Marjanoviq”, organizuar për nder të festimit të 85-vjetorit të lindjes së profesorit Gjorgji Marjanoviq, i cili ndërroi jetë në vitin 2022.
Duke folur për profesorin Marjanoviq, ajo e quajti pena e parë e të drejtës penale jugosllave, vetëdija e Fakultetit juridik dhe shoqërisë dhe intelektual lucid i cili kishte ndërgjegje të pastër dhe qëndrim kritik për çdo çështje shoqërore dhe politike.
Presidentja Siljanovska Davkova tha se për çështjen lidhur me emrin, profesori Marjanoviq fliste mbi absurditetin e kontekstit.
“Duke folur për emërimin ndaj nesh, thoshte se nuk është e kuptueshme si mund të përdoret një emër në bexh, tjetër në karrige, një i tretë në dokumente, i katërti në praktikën e folur dhe thoshte se diskriminimi nuk mund të përdoret nga Këshilli i Evropës dhe se disa gjëra thjesht nuk mund të mbrohen”, tha në fjalimin e saj Presidentja.
Ajo shtoi se profesori Marjanoviq ka qenë i ashpër edhe në politikën e jashtme dhe nuk i ka duruar standardet e dyfishta ndaj rastit maqedonas dhe thoshte se duhet t’u vihet fund paragjykimeve për Ballkanin.
Presidentja theksoi se Marjanoviqi i ka vlerësuar gjithmonë vlerat evropiane, ka qenë proevropian, duke folur për punimin e tij të vitit 1999, në të cilin ai thotë se Maqedonia është 100 vjet drite larg shtetit të drejtë derisa ligjet vlejnë për disa, por jo dhe për të tjerët, Evropa nuk do të na pranojë pa marrë parasysh sa ligje të bukura bëjnë qeveritë në letër.
Qëllimi i tij politik dhe jetësor, tha Presidentja ishte Maqedoninë ta bëjmë vend të denjë për të jetuar dhe këtë e ka promovuar edhe në programin e Ligës për Demokraci.
“Vend i denjë për të jetua është shteti i drejtë, liritë dhe të drejtat e mbrojtura të njeriut dhe qytetarit, pushteti i kufizuar, nënkupton institucione të fuqishme, kurse nuk janë individët e fuqishëm, sepse cilido që të vijë në pushtet duhet të funksionojë shteti”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.
Ajo shtoi se në të vërtetë profesori Marjanoviq i ka promovuar Kriteret e Kopenhagës, si prioriteti më i lartë i shtetit maqedonas, në kohën kur ato nuk kanë qenë të përcaktuara zyrtarisht si Kritere të Kopenhagës.
Konferenca me temë: “Si mund të bëhet Maqedonia vend i denjë për të jetuar” organizohet nga Fondacioni “Gjorgji Marjanoviq” dhe Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.
Gjatë evenimentit të sotëm janë promovuar libra “Punime të përzgjedhura profesionale” nga Gjorgji Marjanoviq dhe “Biseda me profesorin Gjorgji Marjanoviq” nga Branko Sekullovski.