Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Aleancës maqedonase për integrim evropian

1 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpritur delegacionin e udhëhequr nga Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës maqedonase për integrim evropian nga Republika e Shqipërisë.

Në këtë takim Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi aktivitetet e përgjithshme të partisë, në drejtim të afirmimit dhe përparimit të pozitës së pakicës nacionale maqedonase në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u shkëmbyen mendimi edhe mbi regjistrimin e fundit të kryer në Shqipëri dhe qëndrimin e përfaqësuesve të maqedonasve, të cilët nuk i njohin rezultatet e shpallura.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për përpjekjet e përfaqësuesve të pakicës nacionale maqedonase për përparimin e të drejtave të tyre dhe bëri thirrje për bashkim dhe përfaqësim unik në punën për përmirësim të pozitës së tyre. Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e regjistrimit, që gjithmonë, pa përjashtim, ta reflektojë realitetin në çdo shoqëri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

Siljanovska Davkova u takua me Presidentin malazez Millatoviq

Miqësia tradicionale, mbështetja dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, si dhe qëllimi i përbashkët strategjik për anëtarësim në BE karakterizojnë marrëdhëniet maqedonase-malazeze, ishte përfundimi i takimit të sotëm midis Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe...