Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim preku videomesazh në hapjen solemne të Shkollës së pestë dimërore të Seminarit ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, që prej sot, me mbështetjen e saj, mbahet onlajn.
Në fjalimin e vet, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi vlerën thelbësore të gjuhës maqedonase si themel i entitetit dhe identitetit maqedonas, duke e theksuar fuqinë e saj që të hapë horizonte të reja dhe të zbulojë universe të reja. Ajo dërgoi përgëzime të sinqerta për të gjithë energjinë dhe përkushtimin e dhënë në organizimin e kësaj shkolle dimërore, e cila karakterizohet me përmbajtje të pasura programore dhe me mësimdhënie të cilësisë së lart, që realizohet nga lektorë dhe ligjërues me renome të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup.
“Shkolla e pestë dimërore është fidanishte e maqedonistikës botërore nëpërmjet të cilës studentët, profesorët, shkencëtarët, hulumtuesit, maqedonistët, filozofët, kulturologët nga universitetet e huaja në botë, kanë mundësi ta përparojnë dhe ta zhvillojnë maqedonistikën, t’i përsosin njohuritë në gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase”, theksoi Presidentja, duke shprehur kënaqësinë që maqedonstika është shkencë stabile, studimore dhe e argumentuar me një traditë të gjatë dhe me rezultate të larta.
Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.
Të nderuar maqedonistë nga e mbarë bota,
E nderuar prof. d-r Biljana Angellova, rektore e Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup,
E nderuar prof. d-r Kristina Nikollovska, drejtoreshë e Seminarit ndërkombëtar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase në UKEM,
Kam nderin t’i drejtohem këtij tubimi të madh maqedonas me rreth 100 maqedonas nga e gjithë bota, nga 18 shtete, ambasadorë të misionit mbresëlënës të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Maqedonase në Universitetin “Shën.
Kirili dhe Metodi” në Shkup. Seminari, pasardhës i Shkollës së lashtë letrare të Ohrit të Shën. Klimentit, zhvillon me zell maqedonishten në botë dhe tek ne, nëpërmjet shkollave verore, shkollave dimërore (mësim në distancë), konferencave shkencore ndërkombëtare në Ohër dhe nëpërmjet lektorëve të maqedonishtes në universitetet jashtë shtetit.
Është nder të jesh patron i Shkollës së pestë dimërore të UKEM-së, e cila është përfaqësuese e studimeve më të larta filologjike dhe kulturore.
Është nder të jesh përfaqësues i Universitetit më të vjetër, më me renome shtetëror “Shën. Kirili dhe Metodij”, mbartës i misionit kryesor dhe fondamental në arsimin e lartë dhe në shkencë në Maqedoni, ku e ndërtova rrugën time akademike si profesoreshë dhe hulumtuese shkencore.
Është nder të flasësh para “oqeanit” të maqedonistikës si ky tubim kolosal. Është mbresëlënës numri i pjesëmarrësve deri më tani në shkollat verore dhe dimërore, në konferencat ndërkombëtare në Seminarin Ndërkombëtar të UKEM-it – mbi 4300 pjesëmarrës nga 70 vende, dhe interesimi i madh për maqedonistikën në botë është magjepsës, të cilin e dëshmon numri rekord prej 100 pjesëmarrësish deri më tani në këtë shkollë të pestë dimërore (nga distanca).
Është mirë që ka vazhdimësi midis shkollave verore të Seminarit në Ohër dhe shkollave dimërore që mbahen nga distanca, në përputhje me mundësitë më të fundit me të cilat ne të gjithë së bashku maqedonizojmë sot: gjuhësore, letrare dhe kulturore. “Shkolla e pestë dimërore është fidanishte e maqedonistikës botërore nëpërmjet të cilës studentët, profesorët, shkencëtarët, hulumtuesit, maqedonistët, filozofët, kulturologët nga universitetet e huaja në botë, kanë mundësi ta përparojnë dhe ta zhvillojnë maqedonistikën, t’i përsosin njohuritë në gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase.
Dhe mund të them me kënaqësi se maqedonishtja është një shkencë stabile, studioze dhe e argumentuar mirë me traditë të gjatë, rezultate të larta që arrihen nëpërmjet rritjes dhe zhvillimit studioz, zhvillim në të cilin Seminari ndërkombëtar në UKEM ka një rëndësi thelbësore. Në atë mision madhështor, në atë “mozaik” madhështor maqedonas, që rritet çdo ditë, ju, studiues të respektuar dhe të dashur maqedonistë nga të gjitha kontinentet, keni një rol të rëndësishëm, pasi që nga sot hapni një faqe të re në historinë e maqedonistikës.
Dhe përsëri, maqedonistika nga sot do të fisnikërohet dhe do të “prarohet” me “farë” maqedonase, e cila do të “mbillet” në mbarë botën, që si dritë të rrezatojë dhe të ndriçojë këtë javë të bukur dhe solemne maqedonase në të cilën qindra maqedonistë do të rriten dhe do të zhvillojnë në mënyrë madhështore studimet maqedonase dhe do t’i dërgojnë botës një mesazh të fuqishëm maqedonas. Trakt me mesazhe për zhvillimin e maqedonistikës si shkencë, si burim urtësie, citate, përkthime, replika, vargje, nëpërmjet një “oqeani vargjesh” të një kulture të lashtë që dërgon letrare të çmuara, kulturore, fisnike, të mbara, mesazhe paqedashëse drejtuar botës, si dhe mesazhe për zhvillimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë, shkencën, diplomacinë kulturore – si përfitime të larta civilizuese dhe humaniste.
Shkolla dimërore e seminarit ndërkombëtar – nuk ka kufij, nuk njeh barriera, ndërton ura bashkëpunimi, shkëmbimi shkencor e kulturor, miqësi dhe diplomaci kulturore.
Të nderuar maqedonistë
Gjuha maqedonase është thelbi i entitetit dhe identitetit maqedonas. Fjala maqedonase,artistike dhe shkencore, hap horizonte të reja dhe zbulon universe të reja. Melosi maqedonas, folklori, historia, arkeologjie – janë burimet tona të vyeshme dhe të pashtershme që i ndajmë me ju.
Urime për energjinë e investuar në përgatitjet e Shkollës së pestë dimërore me përmbajtje të pasura programore dhe me ligjërata cilësore që i mbajnë ligjërues dhe lektorë me renome nga UKEM-i. Rektorja e UKEM-it, drejtori i Seminarit Ndërkombëtar në UKEM, dhe Këshilli i Seminarit, në mënyrën më të bukur arritën ta ngrenë seminarin në nivelin më të lartë. Si patron i shkollave verore dhe dimërore të Seminarit ndërkombëtar në UKEM, shpreh mbështetjen time për afirmimin e maqedonistikës në botë dhe këtu, ashtu siç edhe udhëheqja shtetërore dhe institucionet shprehin qartë mbështetjen e tyre për aktivitetet e Seminarit ndërkombëtar në UKEM. Të gjithë duhet të investojmë një pjesë të vetes, pjesën më të bukur të vetes, siç është gjuha maqedonase, tradita maqedonase, letërsia, arti, kultura, muzika, folklori dhe t’ia tregojmë botës si vlerë supreme.
Përsëri jemi bashkë, maqedonistë të respektuar, edhe pse tani nga larg do të thurni një mozaik të madh maqedonas që ngjan me qëndisjen e qëndismës sonë. Ju faleminderit që e zhvilloni maqedonistikën nëpërmjet urave të këtij rrjeti të mrekullueshëm të bashkëpunimit. Shkollat verore dhe dimërore të Seminarit ndërkombëtar në UKEM janë burim dashurie dhe respekti për gjuhën, letërsinë, shkencën dhe kulturën – që është thelbi i fjalës filologji, por edhe shenjë humanizmi dhe kozmopolitizmi.
Rrjeti i maqedonistika është rrezatim i pastër. Le të rrezatojë edhe në universitetet dhe klasat tuaja, dhe në zemrat tuaja dhe le të rrezatojë si rrezet e flamurit maqedonas.
Të nderuar,
Në cilësinë e patronit, kam nder ta shpall të hapur Shkollën e pestë dimërore të Seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe t’ju uroj punë të suksesshme dhe të frytshme.