Presidentja Siljanovska Davkova: MAKINOVA e 45-të dhe EKONOVA e 22-të e kremtojnë vazhdimit kreativitetin dhe vizionin e shpikësve dhe kërkuesve të rinj, idetë dhe zgjidhjet e të cilëve e ndryshojnë botën

10 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nëpërmjet videomesazhit mbajti fjalim në Panairin ndërkombëtar për inovacione, shpikje, patenta, produkte dhe teknologji të reja dhe kreativitet rinor MAKINOVA e 45-të dhe EKONOVA e 22-të për inovacione dhe projekte ekologjike. Evnimenti që mbahet nën kujdesin e saj, me rastin e Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim – 10 Nëntor, mblodhi gjithsej 96 pjesëmarrës, nga vendi, si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Bullgaria.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentes Siljanovska Davkova.

Të nderur inovatorë, kërkues dhe shpikës të rinj,
Të nderuar përfaqësues të Teknikës popullore,
Të nderuar organizatorë dhe pjesëmarrës në MAKINOVA e 45-të dhe EKONOVA e 22-të,
Të nderuar të ftuar dhe mbështetës,

Me gëzim të sinqertë dhe kënaqësi të madhe e mirëpres këtë ngjarje, e cila prej vitesh ka qenë strehë për mendjet e reja e rebele, vizionarët dhe novatorët, gazetat dhe lajmëtarët e ndryshimit.

MAKINOVA dhe EKONOVA e personifikojnë shpirtin e paepur të inovacionit, kreativitetit dhe dëshirës së palëkundur për një botë më të bukur dhe më të mirë.

Unë besoj fuqishëm se shkenca dhe teknologjia, përkatësisht, idetë parashikuese dhe revolucionare dhe mendja krijuese janë motori i së ardhmes. Duke parë shpikjet, konceptet dhe zgjidhjet tuaja, jam e bindur se Maqedonia ka të ardhme, nëse lufton për ju, sigurisht, nëse nuk ju dhuron ndonjë shteti, duke harruar se po humbet potencialin e paçmuar njerëzor.

Është nder të jesh mbështetës i një ngjarjeje të tillë që është e mbushur me talente.

Të nderuar shpikës

Sot ju jeni këtu që të dëshmoni  se mendja është e pakufishme dhe më e shpejtë se drita! Kurioziteti juaj dhe guximi juaj që të eksperimentoni dhe që të ecni përpara e shtyjnë shoqërinë drejt arritjeve të reja. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Shpikjet dhe zgjidhjet tuaja e ndryshojnë jetën, lëvizin ekonominë, çojnë përpara shoqërinë.

Shumë faleminderit Teknikën popullore, e cila është shtyllë e arsimit dhe shkencës në Maqedoni për më shumë se shtatë dekada, ju stimulon dhe ju mbështet në krijimin, shprehjen dhe realizimin e ideve tuaja. Nuk kam dyshim se do të arrini qëllimet tuaja të ëndrrave dhe do të vendosni standarde të reja supramaqedonase të inovacionit.

Të dashur të rinj,

Mos lejoni që pengesat e pritura dhe të papritura t’ju ndalojnë. Tejkalojini ose rrëzojini ato. Hapat tuaja janë të pandalshëm. Vazhdoni të eksploroni, zbuloni, krijoni. Çdo sfidë është shans për diçka të re, çdo pyetje është mundësi për një përgjigje të papritur ndaj problemeve të vjetra, të tashme dhe të ardhshme.

Uroj që ditët provokuese të MAKINOVA-s dhe EKONOVA-s t’ju frymëzojnë dhe t’ju inkurajojnë për qëllime edhe më të larta, të zgjojnë tek ju potencialin për suksese edhe më të mëdha.

Unë jam mirënjohës që me vetëmohim i investoni njohuritë në ndryshim. Ju jeni dielli maqedonas, ju jeni yjet maqedonase, hëna e plotë maqedonase.

Ju uroj suksese dhe shpreh respekt të thellë për mendjen tuaj të shqetësuar, njohuritë e thella, përkushtimin mbinjerëzor, kreativitetin e pashtershëm dhe punën e palodhur.

Градете похуман свет, отворајте нови хоризонти, размислувајте подлабоко, понапред и побрзо, штитете ги природата и човекот оти се во фатална врска!

Faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit