Takim i Presidentes Siljanovska-Davkova me rastin e ditës së të rinjve: Duhet t’u mundësojmë pjesëmarrje të rinjve në menaxhimin me të tashmen

12 Gusht 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, sot në vila Biljana priti të rinjtë nga Ohri, me rastin e 12 Gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve.

Në mesin e tyre: përfaqësues të Qendrës Rinore Ohër, anëtarë të Këshillit Rinor nga Ohri, kampionë të gjeneratës nga tre shkollat e mesme të qytetit, kreatorë të eko-aplikacionit “Trashpinger”, pjesëmarrës në shkëmbime ndërkombëtare rinore, si dhe anëtarë të Shkollës verore për kitarë dhe të Shkollës verore të artit figurativ pranë QRO-së.

Presidentja u shprehi përgëzime me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve, duke e quajtur këtë ditë “festa më e rëndësishme në botë”.

Të rinjtë i prezantuan shkathtësitë e tyre për TI, si dhe talentet për pikturë, vallëzim dhe muzikë. Gjimnazistët më të suksesshëm i ndanë përvojat nga shkollimi dhe planet për të ardhmen, ndërsa pjesëmarrësit në shkëmbimin ndërkombëtar informuan për përvojat pozitive nga vizitat e tyre.

Për presidenten, Ohri do të jetë më i bukur nëse përdoren dituria, truri dhe talenti i të rinjve, si bartës të ideve të reja. Të rriturit duhet t’u mundësojnë të rinjve pjesëmarrje në menaxhimin me të tashmen, nëse dëshirojnë një të ardhme më të mirë.

Për të gjithë, një premisë e rëndësishme për pjesëmarrjen rinore në procesin e vendimmarrjes është miratimi i ndryshimeve të Ligjit për Pjesëmarrje Rinore dhe Politika Rinore.

Presidentja iu falënderua mysafirëve për ditën e mrekullueshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...