Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Presidentit, Gjorgi Bozhinov dhe ambasadori britanik, Metju Loson, nënshkruan memorandum bashkëpunimi

19 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit sot u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO), e përfaqësuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Metju Loson dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gjorgi Bozhinov.

Qëllimi i këtij memorandumi është të sigurojë mbështetje për Kabinetin e Presidentit, dhe të mundësojë realizimin e projektit “Përforcimi i kapaciteteve administrative të shërbimit profesional – Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Projekti realizohet nga Qendra për Menaxhim me Ndryshimet, si pjesë e projektit “Rishikimi i Qeverisjes” financuar nga Fondi i Lirisë dhe Rezistencës i Mbretërisë së Bashkuar (FRP).

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...