Mesazhi i Presidentes Siljanovska Davkova me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

3 Dhjetor 2024 | Fjalimet

Të nderuar,

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara na kujton obligimin tonë që të ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta, ku mbështetja dhe mirëkuptimi do të jenë themeli i përkushtimit të përditshëm për integrimin e personave të cilët aftësitë e veta i shprehin në një mënyrë tjetër, por gjithashtu të rëndësishme.

Këta persona janë pjesë e pandashme e mozaikut të larmishëm të shoqërisë sonë. Me mënyrat e veta unike të manifestimit të njohurisë, energjisë, kreativitetit dhe talentit, rrezatojnë një vlerë të paçmueshme dhe shtojnë një dimension të veçantë në përditshmërinë tonë.  Dukshmëria e tyre dhe përfashirja aktive në proceset e vendimmarrjes është e nevojshme, sepse askush nuk mund t’i përfaqësojnë më mirë dhe më fuqishëm interesat e tyre sesa ata vetë.

Humanizmi dhe solidariteti, vlerat themelore të rendit kushtetues, na obligojmë ti shohim dallimet si burim fuqie dhe progresi, kurse jo si kufizim. Maqedonia, si shtet social, e bazon vizionin e vet mbi postulatet e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë qytetarët. Prandaj, përfaqësimi i barabartë dhe përkatës duhet të jetë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të cilën shteti ynë e ka nënshkruar dhe e ka ratifikuar, nuk është vetëm një dokument juridik, por është betim për inkluzion të tërësishëm dhe pjesëmarrje aktive të këtyre personave në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Le të jetë 3 Dhjetori simbol i shpresës dhe thirrje për krijimin e një bashkësie inkluzive, ku do të dëgjohet çdo zë, çdo e drejtë do të jetë e mbrojtur, kurse çdo mundësi do të jetë në qasje të barabartë për të gjithë. Vetëm kështu, Maqedonia do të jetë një vend i denjë për të jetuar, shtet me prosperitet dhe shtëpi për qytetarë të lumtur dhe dinjitozë!

Gordana Siljanovska Davkova

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...