Takimi i Presidentes Siljanovska – Davkova me kryetaren me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar

25 Shkurt 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti shefen e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, Anet Kjobe, dhe përfaqësuesin e lartë rajonal të FMN-së për Ballkanin Perëndimor dhe shefin e Zyrës në Shkup, Sebastian Sosa.

Në këtë takim u diskutua mbi situatën ekonomike dhe zbatimin e reformave, masat që duhen marrë për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar në kushte të luhatjeve në ekonominë globale, si dhe mbi bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh se luhatjet kanë ndikim të rëndësishëm mbi ekonomitë, veçanërisht në vendet më të vogla, Presidentja e falënderoi FMN-në për mbështetjen e deritanishme financiare për të zbutur goditjet globale. Në këtë drejtim, përfaqësuesit e FMN-së i treguan parashikimet dhe qëndrimet e tyre për masat dhe politikat e deritanishme.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi ndryshimet në Ligjin për Bankën Popullore, në pjesën për mënyrën e shpërndarjes së fitimit. Presidentja vuri në dukje se reformat strukturore imponojnë me domosdo nevojën për debat dhe përfshirje më të madhe të publikut ekspert në krijimin e zgjidhjeve të mira dhe të qëndrueshme.

Në kontekstin e  nevojës për prioritizimin e shpenzimeve, me qëllim uljen e efekteve proinflacioniste, në takim u theksua rëndësia e investimit në infrastrukturë dhe digjitalizim, si dhe në arsim, shëndetësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Për bashkëbiseduesit, agjenda e reformave maqedonase hap një mundësi për zhvillimin e vendit. Presidentja theksoi se bilateralizimi i integrimeve evropiane maqedonase po i ngadalëson reformat dhe se është i domosdoshëm delateralizimi i procesit të zgjerimit.

Ajo rikonfirmon qëndrimin se investimet më të mira janë ato në arsim, shkencë, infrastrukturë dhe kulturë. Kjo, sipas saj, do të reduktojë daljen e personelit cilësor dhe do të inkurajojë të rinjtë që të përdorin potencialin e tyre në shtëpi.

Presidentja e shikon diasporën si një faktor të rëndësishëm në ekonominë maqedonase.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë në AMSHA

Presidentja Siljanovska Davkova në vizitë në AMSHA

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e vendosur në veprën unike arkitekturore të Boris Çipanit. Pati një mundësi të rrallë të vizitojë hapësirën e gjerë, të...