Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e TKM, Nikolla Kimovski

26 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në Ohër e mirëpriti drejtorin e Teatrit kombëtar maqedonas, Nikolla Kimovskin.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi punën e deritanishme të TKM-së dhe përgatitjet për sezonin e ri 2024/2025, i cili do të shënohet në shtator, me hapjen ceremoniale të skenës verore “Sllavisha Kajevski”.

Drejtori Kimovski e informoi Presidenten Siljanovska Davkova për programin e paraparë të manifestimit, i cili do të mbahet në periudhën nga 17 shtatori deri më 1 tetor dhe do të përfshijë shfaqje teatrale popullore dhe interpretues të njohur muzikor nga skena maqedonase.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi jubileun e ardhshëm – 80 vjet të TKsë, i cili do të festohet në vitin 2025.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova pranoi Raportin e Progresit 2025 të KE-së

Siljanovska Davkova pranoi Raportin e Progresit 2025 të KE-së

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim Shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian, Ambasadorin Michalis Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2025. Ambasadori Rokas vuri në dukje problemet kryesore me të cilat...