Siljanovska Davkova priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë (ShJRM) dhe Qendrës së Demokracisë Ekologjike FLOROZON

13 Janar 2026 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti n takim sot përfaqësues të Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë (ShJRM) dhe Qendrës së Demokracisë Ekologjike FLOROZON, me të cilët ka diskutuar lidhur me sfidat aktuale në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Përfaqësuesit e të dy organizatave paraqitën vëzhgimet dhe rekomandimet e tyre me theks të veçantë mbi drejtësinë ekologjike, parandalimin e dëmeve ekologjike, mbrojtjen e burimeve natyrore, si dhe harmonizimin me ligjin europian.

Sipas Presidentes Siljanovska Davkova, mbrojtja e mjedisit jetësor duhet të jetë përparësi kryesore, ndërsa bashkëpunimi midis institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe publikut profesional është me rëndësi thelbësore sa i përket hartimit të politikave të qëndrueshme dhe efikase. Ajo potencoi se përfshirja e këtyre organizatave në hartimin e zgjidhjeve ligjore duhet të institucionalizohet, përmes pjesëmarrjes së tyre në organet e komisionit në Parlament dhe në Qeveri.

Emërimi i ekspertit në fushën e meteorologjisë dhe ndryshimeve klimatike, Prof. Dr. Spiridonov, si anëtar i Këshillit të Sigurisë, paraqet hap i rëndësishëm drejt integrimit të ekspertizës shkencore në vendimmarrjen strategjike. Kjo, sipas Presidentes, do t’u mundësonte OJQ-ve në fushën e mjedisit jetësor të kontribuonin me idetë dhe propozimet e tyre në punën e këtij organi.

Bashkëbiseduesit kanë ranë dakord se kërcënimi ndaj mjedisit jetësor paraqet rrezik serioz për sigurinë dhe kërcënim për të drejtën e garantuar kushtetuese të jetës.

Ata theksuan nevojën e përdorimit të përvojave ndërkombëtare dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal në përballimin e sfidave reale.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Pylltarisë dhe FLOROZON-it bënë thirrje për edukim dhe inkurajim të vazhdueshëm të të rinjve në krijimin e një partneriteti me natyrën si një parakusht i domosdoshëm për parandalimin e dëmeve të mundshme me pasoja të paparashikueshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit