Siljanovska Davkova viziton Republikën e Italisë dhe Vatikanit me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”

23 Maj 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana SiljanovskaDavkova nga sot do të qëndrojë në vizitë të Republikës së Italisë dhe Vatikanit dhe do ta udhëheqë delegacionin shtetëror dhe kishtar maqedonas me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”.

Sot – 23 maj 2025, SiljanovskaDavkova do të marrë  pjesë në një lutje me rastin e kremtimit të Shën Kirilit në Bazilikën “San Klemente”

Më datë 24 maj, e shtunë, Presidentja Siljanovska Davkova do ta vizitojë Bazilikën “Santa Maria Maxhore”, ku do të vendosë lule para pllakës në gjuhën maqedonase në nder të veprës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi dhe do ta vizitojë varrin e papës Françesk.

Në orët e mbrëmjes, në kuadër të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në koncertin e Simon Tërpçecskit “Maqedonisimo”, një ngjarje i organizuar nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë.

Më datë 26 maj, e hënë, në Pallatin Apostolik, Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në audiencën te kreu i Kishës Katolike, Shenjtëria e tij, Papa Leoni IV dhe do të realizojë një takim me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin. Më vonë, në Romë do të realizojë takim bilateral me Presidentin e Republikës së Italisë, Serxho Matarella.

Në përbërjen e delegacionit shtetëror dhe kishtar maqedonas, udhëhequr nga Presidentja Siljanovska Davkova, janë paraparë edhe Zoran Ljutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit, Elena Kuzmanovska Biodiq, sekretare shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Olivera Trajkovska, drejtoreshë e Komisionit për Marrëdhënie mes Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze, mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit z. Josif, peshkopi i Stobit z. Jakov nga KOM-AO dhe Kryeprifti stavrofori Ati dr. Zoran Stojanov nga Kisha Katolike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...