Pjesëmarrja e Presidentes Siljanovska Davkova në Samitin për ndryshime klimatike (KOP29) në Azerbajxhan

11 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova po qëndron në Baku, Republika e Azerbajxhanit, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin botëror të liderëve për aksion në suazat e Konferencës së palëve të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – КОП29:

Në suazat e pjesëmarrjes në këtë samit, Presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në seancën e parë plenare dhe është planifikuar të ketë disa takime bilaterale me shefat e shteteve dhe qeverive, si dhe takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në delegacionin shtetëror maqedonas, të udhëhequr nga Presidentja Siljanovska Davkova, janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...