Delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë

24 Qershor 2025 | Kumtesat

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në punimet e Samitit, i cili po mbahet sot dhe nesër në Hagë, Mbretëria e Holandës.

Në përbërje të delegacionit shtetëror të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të jenë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral majori Sashko Lafçiski.

Në fokusin e Samitit pritet të jetë propozimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, për të rritur përqindjen e burimeve financiare që vendet anëtare të Aleancës ndajnë çdo vit bga PBB-ja kombëtare.

Në margjinat e Samitit presidentja Siljanovska-Davkova do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentët e disa prej vendeve anëtare të NATO-s.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...