Takimi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës gjenerallejtënant-kolonelit Vasko Gjurçinovski

29 Maj 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës gjenerallejtënant-kolonelit Vasko Gjurçinovski.

Në këtë takim, i pari pas marrjes së funksionit, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi aktivitetet aktuale të Armatës në realizimin e detyrave për mbrojtjen e integritetit territorial dhe pavarësisë, mbi gatishmërinë për përmbushjen e obligimeve nacionale dhe ndërkombëtare, kontributin në vetëmbrojtjen kolektive, në organizatat ndërkombëtare dhe në mbrojtjen e interesave më të gjera nacionale.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu bindjen e vet se armata maqedonase, si edhe deri më tani, do të vazhdojë ta plotësojë detyrën e vet kushtetuese që të mbrojë integritetin territorial dhe pavarësinë tonë, kurse përfaqësuesit e Armatës do të vazhdojnë të jenë shembull për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin, siç i ka hije një vendi anëtar i NATO-s.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përcaktimin e vet, si Komandant Suprem i forcave të armatosura, se do të japë vazhdimisht mbështetjen për pajisjen dhe modernizimin e mëtejshëm të Armatës dhe për përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës për përfaqësuesit e armatës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit