Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti gjeneralin Metin Gjurak, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Focave të Armatosura të Turqisë

16 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti gjeneralin Metin Gjurak, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Focave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve në fushën e mbrojtjes, të cilat tregojnë zhvillim të vazhdueshëm, në frymën e aleancës së NATO-s dhe partneritetit strategjik në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në këtë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi kontributin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Forcave të Armatosura Turke nëpërmjet marrëveshjeve ushtarako-financiare, si dhe planet vjetore të bashkëpunimit që ofrojnë mbështetje financiare, pajisje ushtarake, sisteme mbrojtëse dhe trajnime të personelit tonë ushtarak.

Duke shprehur kënaqësinë e saj për mbështetjen e palëkundur dhe konkrete nga Turqia dhe institucionet turke që nga shpallja e pavarësisë së shtetit maqedonas, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e saj për kultivimin dhe përforcimin e mëtejshëm të lidhjeve të ngushta ndërmjet dy vendeve dhe inkurajimin e vizitave të ndërsjella të nivelit të lartë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...