Siljanovska-Davkova nga Haga bën thirrje për zhbllokimin e procesit të zgjerimit

25 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova iu drejtua sot Takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, në Samitin në Hagë, ku theksoi se NATO përballet me kërcënime të shumta dhe se mbrojtja kolektive është e nevojshme për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
 
Duke iu referuar sfidave dhe kërcënimeve konvencionale dhe hibride, Siljanovska-Davkova theksoi se vendi ynë është i përkushtuar për pjesën e tij të drejtë të barrës.

Duke kujtuar simbolikën e 26 qershorit – ditën e nënshkrimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, të solidaritetit amerikan me Evropën gjatë Luftës së Ftohtë dhe episodin e rënies së Jugosllavisë në vitin 1990, presidentja Siljanovska-Davkova vuri në dukje domosdoshmërinë e unitetit rreth zhbllokimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë.

Duke theksuar se pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, ajo kërkoi që ato të mund të zhbllokojnë procesin e zgjerimit dhe të përfundojnë bashkimin e Evropës, sepse integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm çështje politike, por edhe imperativ gjeopolitik dhe sigurie.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...