Presidentja Siljanovska Davkova ua dha certifikatat pjesëmarrësve në “Kampin e Ohrit për përsosmëri të teknologjisë së lartë”

11 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ua dha certifikatat pjesëmarrësve në edicionin e katërt të “Kampit të Ohrit për përsosmëri të teknologjisë së lartë”, që mbahet me mbështetje nga Presidenti i shtetit, kurse organizohet nga Maqedonia 2025.

Pjesëmarrësit në këtë kamp, i prezantuan para Presidentes Siljanovska Davkova projektet e tyre të përpunuara me temën e sivjetshme Fërst Lego Liga – garë për robotikë edukative, të cilat janë bashkim kreativ i artit dhe teknologjisë në krijimin e kryeveprës – “Sfida Masterpis” nëpërmjet gjetjes së zgjidhjeve unike për jetën reale.

Duke i përgëzuar për projektet e jashtëzakonshme në fushën e robotikës, të cilat të rinjtë i kanë bërë gjatë ditëve të fundit në këtë kamp, ​​Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e qasjes ndërdisiplinore në arsim dhe domosdoshmërinë për të stimuluar zhvillimin e aftësive të teknologjisë së lartë. duke vënë në dukje se mendja zhvillohet me kuba Lego dhe nëpërmjet lojës.

Para pjesëmarrësve të kampit Presidentja tha se e ardhmja është në teknologji, se pa shkencëtarët bota nuk mund të ecë përpara dhe se ata janë pionierët, që kanë mendjen, dijen, kreativitetin, shpirtin e punës në grup, të frymëzojë dhe prandaj, shtoi ajo, shteti duhet të kujdeset për më të mirët, të njohë dhe vlerësojë cilësitë, për të reduktuar ndër të tjera ikjen e trurit. Në këtë kontekst, ajo shtoi se padyshim ka nevojë për reforma në sistemin arsimor, si dhe për programe të përshtatura, në përputhje me talentet e fëmijëve.

Duke i inkurajuar të rinjtë që të vazhdojnë të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, Presidentja theksoi se pikërisht ata janë ambasadorët dhe promotorët tanë dhe shprehu besimin se disa nga idetë e tyre do të realizohen me sukses në të ardhmen.

Gjatë vizitës ajo theksoi rëndësinë që kampi përveç komponentit edukativ u mundëson pjesëmarrësve të njohin më mirë vendlindjen, të eksplorojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe traditën maqedonase.

Në edicionin e sivjetshëm në kamp marrin pjesë 21 pjesëmarrës, nxënës të moshës nga 11 deri në 15 vjeç nga vendi dhe diaspora maqedonase, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Malta, Suedia, Katari, Italia dhe Kroacia, të cilët trajnohen për programim hyrës dhe robotikë në përputhje me standardet dhe njohurit botërore nga platforma “Inxhinierë të rinj” të licencuar ndërkombëtarisht dhe duke aplikuar një qasje ndërdisiplinore në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM), duke përdorur kube Lego.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....