Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti organizatorët e Maratonës së 37-të të Ohrit

26 Gusht 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti organizatorët dhe mbështetësit e Maratonës së Notit të Ohrit, e cila po mbahet për herë të 37-të, me mbështetjen e Presidentit të shtetit.

Në këtë takim, Presidentja u njoftua mbi rrjedhën e përgatitjeve për edicionin e sivjetshëm, pjesëmarrësit e regjistruar dhe aktivitetet dhe përmbajtjet e përgjithshme sportive të Festivalit të sporteve ujore, në kuadër të të cilit mbahet Maratona e notit e Ohrit.
\
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se, si një nga ngjarjet më të vjetra sportive, Maratona e Notit e Ohrit njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht jo vetëm nga notarët, por edhe nga mbarë bashkësia sportive dhe me traditën e saj shumëvjeçare ka një kontribut të rëndësishëm në afirmimin e vendit.

Duke shprehur besimin se Ohri do të presë një tjetër edicion të suksesshëm të maratonës së notit, Presidentja u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve të garës këtë vit dhe e theksoi rëndësinë e mbajtjes së mëtejshme të vazhdueshme të maratonës sipas standardeve botërore dhe mbajtjes së vëmendjes dhe interesit të emrave më të mirë të notit në botë.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Federatës Kombëtare të Notit, Goran Stojanovski, përfaqësues nga Komuna e Ohrit, nga Shoqata “Maratona e Ohrit”, nga Klubi i notit “Valët e Ohrit” dhe maratonisti maqedonas Evgenij Pop Acev.

Maratona e Notit e Ohrit do të mbahet më 31 gusht në shtegun e notit “Klime Savin” në gjatësi prej 25 kilometrash me fillim në kompleksin e manastirit “Shën. Naum” dhe me pikën përfundimtare Porti i qytetit në Ohër.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...