Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti olimpikët maqedonas të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën në Paris

22 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i mirëpriti olimpikët maqedonas të cilët do të marrin pjesë në Lojërat verore olimpike që do të mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris.

Në këtë takim Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi përgatitjet përfundimtare të ekipit olimpik maqedonas, si dhe mbi pritjet nga garat e ardhshme.

Presidentja Siljanovska Davkova u dhuroi olimpistëve maqedonas flamurin kombëtar, i cili do të shpaloset në hapjen e Lojërave olimpike dhe u uroi paraqitje të suksesshme në ngjarjen më madhështore dhe më prestigjioze sportive.

“Ju si ambasadorë të sportit maqedonas i mbroni ngjyrat e vendit tonë me krenari dhe dinjitet. Ju uroj një performancë të suksesshme dhe një prezantim të denjë në Paris. Unë dhe të gjithë qytetarët maqedonas jemi me ju dhe brohorasim nga zemra”, u tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Duke folur për angazhim dhe përkushtimin e vazhdueshëm të sportistëve maqedonas, Presidentja e theksoi nevojën që si bashkësi, si shtet të bëjmë gjithçka që t’i mbështesim sportistët, të punojmë mbi profesionalizmin e ekipeve të trajnerëve, duke i përmirësuar kushtet e përgjithshme sportive në shoqërinë maqedonase.

Në Lojërat Olimpike verore në Paris do të marrim pjesë gjashtë sportistë maqedonas Vlladimir Egorov – mundje, Nikolla Gjuretanoviq – not, Anastasia Mojsovska – gjuajtje, Edi Sherifovski – xhudo, Milijana Reliq – taekvondo dhe Dario Ivanovski – atletikë. Ivanovski dhe Reliq do të mbajnë flamurin maqedonas në ceremoninë e hapjes.

Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e kryesisë së Komitetit olimpik maqedonas, trajnerë dhe gjyqtarë sportivë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...