Presidentja Siljanovska Davkova ia dorëzoi flamurin shtetëror paraolimpikes maqedonase Olivera Nakovska Bikova në prag të Paraolimpiadës në Paris

14 Gusht 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti paraolimpiken, Olivera Nakovska Bikova dhe ekipin që do ta shoqërojë në Lojërat Paraolimpike, nga 28 gushti deri më 8 shtator, në Paris.

Në takimin me Nakovska Bikovën, e cila është sportistja e vetme maqedonase në Lojërat Paraolimpike, Presidentja Siljanovska Davkova u njoh me përgatitjet, sfidat dhe rezultatet e pritura në tri disiplinat e qitjes ku ajo do të garojë.

Duke e dorëzuar flamurin shtetëror, të cilin sportistja jonë do të valojë në Lojërat Olimpike, Presidentja Siljanovska Davkova, foli edhe mbi arritjet e jashtëzakonshme të rëndësishme sportive të paraolimpikëve maqedonas, kur Branimir Jovanovski solli medalje ari nga lojërat në Barcelonë në vitin 1992, Olivera Nakovska Bikova, medalje ari në vitin 2012 në Londër, kurse Vanço Karanfillov medalje argjendi nga lojërat olimpike në Athinë në vitin 2004.

Në këtë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova shprehu bindjen se edhe përkrah pjesëmarrjes modeste, me vetëm një garues në këtë paraolimpiadë, sportistja maqedonase do të ketë suksese që do të jenë krenaria jonë nacionale.

Presidentja shprehu kënaqësinë nga angazhimi i vazhdueshëm dhe i përkushtueshëm i paraolimpikëve tanë, jo vetëm në prezantimin me dinjitet të shtetit në evenimentin më prestigjioz sportiv por edhe në tejkalimin e pengesave dhe stereotipave. Në atë kontekst e theksoi nevojën që shoqëria maqedonase, institucionet dhe individët të kontribuojnë aktivisht në drejtim të përmirësimit të kushteve për bashkëqytetarët tanë me aftësi të kufizuara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...