Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq

29 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në suazat e vizitës zyrtare në Malin e Zi, sot në Podgoricë u takua me Kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Millojko Spajiq.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, aspirimet evropiane dhe gjendjet në rajon.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, që karakterizohen nga miqësia tradicionalisht e fuqishme, qëndrimet identike në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, me qëllime të përbashkëta strategjike – paqe dhe stabilitet në rajon dhe anëtarësimi në BE.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi pritjen që përparimi në evrointegrimet maqedonase të vlerësohet drejt, në bazë të Kritereve të Kopenhagës dhe shprehu pritjen për shkëmbim të ekspertizës dhe përvojave me administratën malazeze në negociatat me Bashkimin.

Ajo theksoi se midis prioriteteve të saj kryesore është bashkëpunimi rajonal, duke thënë se nëpërmjet respektimit dhe nxitjes së unitetit në rajon, mund ta përshpejtojmë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë drejtim, bashkëfolësit propozuan zgjidhje konkret: rivendosjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore, formimin e qendrave kulturore në të dy shtetet, se dhe mbajtjen sa më të shpejtë të seancës ndërqeveritare. Kryeministri e theksoi përkushtimin për shkëmbimin e përvojave të deritanishme evrointegruese malazeze me institucionet maqedonase.

Bashkëfolësit konkluduan se nevojitet një hap i shpejtë dhe i madh në bashkëpunimin ekonomik i cili do t’i ndjekë marrëdhëniet e përkryera politike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...