Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ia dorëzoi mandatin Kristijan Mickoskit për krijimin e Qeverisë

6 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në bazë të nenit 84 alineja e parë, kurse në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 të Kushtetutës sot ia dorëzoi mandatin për krijimin e Qeverisë Kristijan Mickoskit, kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

Në deklaratën e vet, Presidentja Siljanovska Davkova tha se afati kushtetues, sipas të cilit, Presidenti është i obliguar në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit, mandatin për krijimin e Qeverisë t’ia japë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke kujtuar se gjatë konstituimit të Kuvendit, kryetari i Kuvendit është zgjedhur me 76 vota “për”, tha se ky rezultat dhe negociatat në vazhdim i japin të drejtë të bazuar të konsiderojë se lideri i VMRO-DPMNE-së, zoti Hristijan Mickoski ka një mundësi serioze për të formuar qeverinë, përkatësisht të fitojë 61 vota për programin e tij dhe për përbërjen e qeverisë që, nënkupton, do ta propozojë në 20 ditët e ardhshme.

“Prandaj, sot kam nderin dhe kënaqësinë, me siguri të besoj se hapin që po e ndërmarr, besimi i mandatit për krijimin e qeverisë zotit, prof. dr. Hristijan Mickoskit është një hap i vërtetë juridik dhe politik”, deklaroi Presidentja Siljanovska Davkova.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...