Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin australian Daniel Emeri

3 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti ambasadorin e Australisë, Daniel Emeri.

Në këtë takim u bisedua  mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy shteteve, të cilat janë miqësore dhe vitin e ardhshëm do të shënohen 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu përkushtimin e palës maqedonase për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe shprehu pritjen se Australia do të vazhdojë të jetë partneri dhe aleati ynë në realizimin e qëllimeve dhe aspiratave strategjike.

Në këtë drejtim, Presidentja Siljanovska Davkova e rikonfirmoi interesimin nga pala maqedonase për hapjen e ambasadës rezidente të Australisë në Shkup.

Si një lidhje e rëndësishme ndërmjet dy shteteve u theksua bashkësia e e madhe maqedonase në Australi, e cila jep një kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore të Australisë dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik australian.

Presidentja Siljanovska Davkova në këtë takim theksoi se niveli i bashkëpunimit ekonomik nuk i reflekton marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy vendeve mike dhe se ekziston një potencial enorm i pashfrytëzuar në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zmadhimit të shkëmbimit tregtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...