Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin azerbajxhanas, Kamil Kasijev

3 Korrik 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin e Republikës së Azerbejxhanit, Kamil Kasijev.

Në këtë takim u bisedua mbi thellimin dhe përparimin e marrëdhënieve bilaterale në sfera të ndryshme që janë në interes të përbashkët të të dy vendeve. Në këtë kontekst, Presidentja Siljanovska Davkova tha se përveç formave të ndryshme të bashkëpunimit, shkëmbimit të vizitave në nivel të lartë midis dy vendeve mund të kontribuojë në intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe dialogut politik.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se të dy vendet kanë një trashëgimi të pasur kulturore dhe histori të gjatë me të cilat mund të arrihen rezultate solide në fushën e turizmit. Ajo shtoi se me përforcimin e bashkëpunimit në këtë fushë dhe nëpërmjet prezantimit të potencialit tonë turistik , mund të hapet rruga për zmadhimin e shkëmbimit turistik dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Presidentja shprehu edhe interesin tonë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, sidomos në fushën e energjetikës, duke pasur parasysh interesin tonë për diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...