Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Radmilla Sheqerinskën, zëvendëssekretaren e përgjithshme të porsazgjedhur të NATO-s

22 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Radmilla Sheqerinskën, që t’ia urojë zgjedhjen në funksionin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s.

Për të dyja, funksioni i rëndësishëm nuk është vetëm njohje personale, por edhe shtetërore, dëshmi se uniteti dhe konsensusi midis mbartësve të funksioneve më të larta janë çelësi i suksesit dhe afirmimit të shtetit.

Presidentja shprehu besimin se znj. Shekerinska do të japë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e qëllimeve kryesore të Aleancës: promovimin e sigurisë kolektive, përforcimin e solidaritetit ndërmjet aleatëve dhe përballimin me kërcënimet moderne.

Me zgjedhjen e Radmilla Sheqerinskës në funksionin e lartë në NATO, Aleanca e manifestoi qartë dhe hapur vetëdijen për rëndësinë e rajonit, si dhe për përkushtimin ndaj tij.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...