Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të jetë nikoqire e Takimit të Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni nesër, më 27 nëntor 2026 (e premtë), të organizuar në mënyrë të përbashkët nga Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; Kryetarja dhe anëtarët e Presidencës së Bosnja dhe Hercegovinës, Željka Cvijanoviq, Denis Beçiroviq dhe Darijana Filipoviq; Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula; Presidenti në detyrë i Serbisë, Aleksandar Çupiq, si dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Procesi Brdo-Brijuni është iniciativë rajonale e themeluar në vitin 2013 me qëllim të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe stabilizimit të situatës duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe duke zgjidhur çështjet e pazgjidhura.
Programi: E premtë, 27 nëntor
10:45 – 10:55 Pritja zyrtare e liderëve
10:55 – 11:00 Fotografimi i përbashkët
11:00 – 12:30 Takimi i liderëve
14:30 – 15:00 Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentes Siljanovska Davkova dhe Presidentëve Pirc Musar dhe Milanoviq
Pritja zyrtare dhe konferenca për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën YouTube.





