Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Rebeka Jankovskën nga Shoqata “Unë jam grua”

28 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti përfaqësuesen e Shoqatës “Unë jam grua” Rebeka Jankovska.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi punën dhe aktivitetet e deritanishme të shoqatës, të cilat kanë për qëllim rrjetëzimin e grave të suksesshme, arsimimin dhe hulumtimin në të gjitha sferat e shoqërisë në vend dhe më gjerë. Në këtë kontekst, janë theksuar ngjarjet dhe programet që përfshijnë seminare dhe ligjërata nga ekspertë vendas dhe të huaj për të gjitha temat me interes për gratë, të cilat do të kontribuojnë që të përvetësojnë aftësi dhe cilësi për përfshirjen e tyre më të madhe në proceset shoqërore dhe krijimin e më shumë mundësive për brezat e ardhshëm.

Në takim u fol edhe për edicionin e tretë të ardhshëm të Konferencës Globale të Lidershipit të Grave “Unë jam grua”, e cila përfaqëson një nga aktivitetet më të rëndësishme të kësaj shoqate.

Presidentja Siljanovska i përshëndeti përkushtimin dhe përpjekjet e Shoqatës “Unë jam grua” dhe shprehu mbështetjen e saj, duke u uruar suksese në aktivitetet e parapara.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...