Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti shefin e zyrës dhe të dërguarin special të OBSH-së, Akim Ali

22 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Akim Ali, shefin e Zyrës së Organizatës Botërore Shëndetësore dhe të dërguarin special në Shkup.

Në këtë takim, Presidentja Siljanovska Davkova u informua mbi aktivitetet aktuale, rolin e OBSH-së në vend dhe në rajon dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet shëndetësore lokale me qëllim të përmirësimit të qëndrueshmërisë së sistemeve shëndetësore për t’u përballur me pandemitë apo krizat shëndetësore.

Gjatë bisedës, Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikave kombëtare shëndetësore me standardet globale shëndetësore dhe e theksoi mbështetjen e saj për përpjekjet për eliminimin e të gjitha barrierave normative, politike apo sociale me qëllim të zbatimit të programeve efektive shëndetësore .

Në interes të përforcimit të sistemit shëndetësor të vendit, parandalimit të sëmundjeve dhe promovimit të zakoneve të shëndetshme, Presidentja e vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të strategjive për rritjen e vetëdije dhe mbështetjen e publikut për iniciativat aktuale shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale apo të pazhvilluara.

Në takim u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit të OBSH-së me institucionet maqedonase me qëllim që të mbështeten proceset reformuese në fushën e shëndetësisë, përforcimi i kapaciteteve për paralajmërim të hershëm dhe gatishmëria e shtetit për reagim të shpejtë ndaj situatave urgjente shëndetësore.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...