Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti të dërguarin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Matisen

15 Janar 2025 | Kumtesat

Presidentja Siljanovska Davkova sot u takua me të dërguarin special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Matisen.

Të dy bashkëfolësit e përshëndetën aleancën në NATO. Presidentja shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze të proceseve eurointegruese.

Ajo e theksoi edhe njëherë se gjeografikisht, historikisht dhe në aspektin kulturor ne kemi qenë gjithmonë pjesë e Evropës dhe se qasjen tonë në Bashkim e sheh si riintegrim.  Theksoi se si shtet kemi bërë shumë, madje kemi ndryshuar edhe emrin tonë shtetëror dhe kushtetues, dhe ka theksuar domosdoshmërinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve, si dhe dinjitetit politik. Presidentja iu referua edhe dispozitave të Marrëveshjes së BE-së, Marrëveshjes së Lisbonës, Marrëveshjes së të Drejtave Themelore, si dhe dokumenteve të tjera relevante të cilat i garantojnë identitetin kombëtar dhe kulturor, si dhe barazinë e shteteve.

Duke theksuar se Kushtetuta jonë garanton mbrojtje gjithëpërfshirëse të të drejtave të pakicave, Presidentja Siljanovska-Davkova e cilëson bilateralizimin e procesit të anëtarësimit në BE si precedent të rrezikshëm, i cili nuk do të mbetet i izoluar.

Presidentja shprehu interesin e saj personal për letërsinë, filozofinë dhe artin norvegjez. Për të, demokracia norvegjeze është sistem politik frymëzues. Për këtë arsye e theksoi kënaqësinë që dy shtetet kanë kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale për më shumë se tre dekada, si dhe shpresën se bashkëpunimi do të përforcohet dhe përmirësohet vazhdimisht në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në atë ekonomike, duke i reflektuar potencialet e të dy shteteve.

Përfaqësuesi special Matisen në këtë takim theksoi se edhe pse Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, i kupton plotësisht qëndrimet tona. Më tej ai nënvizoi se sot, kur vazhdimisht përballohemi me sfida të reja, përkushtimi ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe multilateralizmit është më i rëndësishëm se kurrë. 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit