Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Venko Filipçen

26 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Venko Filipçen, kryetarin e Lidhjes Socialdemokarate të Maqedonisë dhe kryetarin e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në Kuvend.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për ambientin shoqëror, me theks të veçantë mbi gjendjet e sigurisë dhe politikës.

Në bisedë, Venko Filipçe e informoi Presidenten mbi ndryshimet aktuale partiake lidhur me zgjedhjen dhe konstituimin e organeve dhe funksionarëve të rinj të partisë.

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane, Venko Filipçe e theksoi nevojën e bashkëpunimit aktiv të Këshillit me Qeverinë me qëllim të zbatimit të Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave.

Presidentja e informoi për vizionin e saj për integrimin evropian dhe zgjidhjet e mundshme për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Siljanovska-Davkova në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot gjendet në vizitë pune në Republikën e Kazakistanit, ku nesër, të mërkurën, më 28 maj, do të takohet me Presidentin Kasim Zhomart Tokajev dhe do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar Astana 2025. Të enjten, më 29 maj,...