Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Fondacionit Heritixh dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar – IRI

21 Janar 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i mirëpriti Xhejms Karafanon, këshilltar i lartë i presidentit të Fondacionit Heritixh dhe ekspert kryesor për sigurinë kombëtare dhe politikë të jashtme, dhe Pol MekKartin, drejtor rajonal për Evropë në Institutin Republikan Ndërkombëtar – IRI.

Ata e njohën atë me nismën “Tri detet”, e cila përfshin 13 shtete anëtare të BE-së të vendosura midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut: Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, kurse nga viti 2023, edhe Greqia.

Në fokusin e kësaj iniciative është zhvillimi i infrastrukturës energjetike, transportit dhe digjitale i anëtarëve dhe përforcimi i aksit Veri-Jug në Evropën Lindore.

Presidentja Siljanovska Davkova konsideron se bashkimi i Ballkanit Perëndimor në këtë iniciativë mund ta thellojë suksesin e tij për shkak të lidhjes gjeografike dhe politike të vendeve të boshtit Veri-Jug në Evropën Lindore.

Sipas saj, vizita e dy përfaqësuesve amerikanë vjen në kohën e duhur për shkak të përputhshmërisë midis qëllimeve dhe programeve të iniciativës me Planin Evropian të Rritjes dhe Agjendën Reformuese për Zhvillim.

Duke pasur parasysh se shumica e anëtarëve të iniciativës janë edhe anëtarë të NATO-s dhe BE-së, Presidentja  theksoi se futja jonë në Iniciativën “Tri detet” do të hapë mundësinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimin e proceseve integruese evropiane.

Bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Fondacionin Heritixh, si dhe me Institutin Republikan Ndërkombëtar – IRI nëpërmjet hapjes së zyrës në shtetin tonë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...