Presidentja Siljanovska – Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Japonisë

17 Janar 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Japonisë, Secuko Kavahara.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se edhe pse të largëta gjeografikisht, dy vendet tona i lidhin vlerat e përbashkëta dhe vizioni për ndërtimin e një bote më të mirë, duke shtuar se është thellësisht e bindur për ekzistencën e një vullneti të fortë reciprok për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe afrimin e popujve tanë.

“Shteti e ynë vlerëson bashkëpunimin me vendet e kontinentit aziatik. kurse marrëdhëniet me Japoninë zënë një vend të veçantë në politikën tonë të jashtme. Përvoja dhe gatishmëria juaj e pasur diplomatike padyshim që do të kontribuojë në përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, nga sfera politike dhe ekonomike, deri te shkëmbimi kulturor dhe bashkëpunimi shkencor-teknologjik”, tha Presidentja.

Në këtë drejtim, shprehu kënaqësinë e vet për programet e ndryshme japoneze dhe projektet e bashkëpunimit, të cilat lënë gjurmë të jashtëzakonshme në shoqërinë maqedonase, dhe veçanërisht shembullin pozitiv japonez të festimit të përvjetorëve, 30 ngjarjeve origjinale që do të mbeten si vulë e miqësisë maqedonase-japoneze.

Ambasadori Kavahara, duke iu referuar festimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vitit të kaluar, tha se ishte një nder i veçantë për ta pjesëmarrja e Presidentes në disa nga evenimentet lidhur me kremtimin e atij përvjetori. Ajo theksoi se Japonia i kushton rëndësi të jashtëzakonshme stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nëpërmjet “Iniciativës për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor” të nisur nga Qeveria e Japonisë në vitin 2018, në kuadër të së cilës janë zbatuar me sukses disa programe në fusha të tilla siç janë ekonomia, mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i katastrofave.

Ambasadorja shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur më tej proceset tona reformuese, duke shtuar se është e vendosur të bëjë çdo përpjekje për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e bashkëpunimit në skenën ndërkombëtare.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi ambasadores Kavahara përfundim të suksesshëm të misionit të saj diplomatik, duke i garantuar  bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...