Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Lindore Uruguait, Alberto Antoio Rodriges Gonji

18 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale t; Alberto Antonio Rodriges Gonjit, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Lindore të Uruguait me seli në Bukuresht.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se edhe përkrah distancës gjeografike të dy shteteve dhe përkatësisë së tyre në rajone të ndryshme, ekziston një interes i ndërsjellë për një bashkëpunim më gjithëpërfshirës, ​​duke thënë se ka potencial për përmirësim të mëtejmë të marrëdhënieve të ndërsjella për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve. Presidentja shprehu besimin se në periudhën e ardhshme do të hapen mundësi shtesë për punë të përbashkët më të angazhuar në zbulimin e fushave të reja për bashkëpunim, si dhe për shkëmbimin e përvojave për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe pasurimin e tyre me përmbajtje të reja.

Ambasadori i Republikës Lindore të Uruguait, Alberto Antonio Rodriges Gonji, në fjalën e tij, e theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin për përparim të marrëdhëniet bilaterale, për përforcimin e bashkëpunimin në çdo aspekt të mundshëm, duke përfshirë aktivitetet politike multilaterale, si dhe bashkëpunimin në ekonomi dhe tregti, duke vënë në dukje se kontaktet kulturore dhe me njerëzit ofrojnë mundësi të shkëlqyera për mirëkuptim të ndërsjellë midis dy shteteve.

Presidentja Siljanovska Davkova i uroi suksese ambasadorit Alberto Antonio Rodriges Gonji në zbatimin e detyrës me përgjegjësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....