Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Seancën përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të Stojan Andovit

19 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Seancën përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të Stojan Andovit, kryetarit të parë të Kuvendit të Republikë së pavarur të Maqedonis.

Duke shprehur ngushëllimet e saj me rastin e vdekjes së funksionarit të parë maqedonas të zgjedhur në mënyrë demokratike pas pavarësisë, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Andovi ishte një burrë shteti, politikan, ekspert ekonomik, diplomat i rangut të lartë, politolog, gazetar, publicist, shkrimtar i cili e përpilonte skenën maqedonase dhe atë ndërkombëtare, ndërsa është veçanërisht i rëndësishëm për identitetin kulturor të popullit maqedonas, bashkëjetesën e të gjithë qytetarëve maqedonas pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, ideologjike dhe kombëtare, bashkëpunimin me fqinjët dhe botën në kushte të barabarta, duke dhënë një kontribut të madh në kulturën e kujtimit, si parakusht për një të nesërme më të mirë të gjithëve.

“U largua kryetari parë i Kuvendit në Maqedoninë demokratike i zgjedhur në zgjedhjet e para shumëpartiake, pastaj i rizgjedhur edhe dy herë në të njëjtin funksion, një shtyllë virtuoze e bashkëkohësisë sonë që dha një kontribut serioz në zhvillimin politik, shtetëror dhe shoqëror në tri dekadat e fundit”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Presidentja foli edhe mbi sulmet ideologjike ndaj Stojan Andovit, rolin e tij në udhëheqjen shtetërore dhe partiake jugosllave, konfliktet politike që pati në Jugosllavi, si dhe mbi rolin e tij të rëndësishëm në Reformën ekonomike dhe në mbylljen e FENI-t.

“Iku një funksionar i respektuar federal në ish-shtetin e përbashkët, një diplomat që iu besuan detyrat më thelbësore në nivel ndërkombëtar, i cili ishte anëtar i qeverive federale për dy mandate, i cili udhëtoi botën si person i obliguar për marrëdhëniet me vendet në zhvillim dhe me Bashkësinë Ekonomike Evropiane, paraardhëse e Bashkimit Evropian, i cili në emër të qeverisë federale nënshkroi Marrëveshjen për bashkëpunim me Bashkësinë Ekonomike Evropiane”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Ajo rikujtoi se Stojan Andovi në vitet nëntëdhjetë ishte liberal, i cili konsideronte se nuk ka reforma pa vlera liberale, liritë dhe të drejtat dhe reformat ekonomike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...