Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në festimin e 30-vjetorit e përfaqësimit të UNHCR-së në vend

12 Dhjetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot u takua me drejtorin rajonal të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë për Evropë, Filip Leklerk dhe mori pjesë në shënimin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me UNHCR-në.

Në këtë takim, Presidentja dërgoi urime me rastin e përvjetorit, duke thënë se UNHCR-ja ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen dhe mbështetjen e refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa dokumente dhe identitet.

Në konfirmim të meritave dhe rolit të UNHCR-së, Presidentja e vuri në dukje çmimin “Dafina Olimpike”, nga djepi i paqes, Lëvizja Olimpike, të cilin këtë vit në hapjen solemne të Lojërave Olimpike në Paris e mori Komisionari i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara, z. Filipo Grandi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Në bisedën me Leklerk, ajo shprehu mirënjohjen e saj ndaj UNHCR-së për bashkëpunimin prej tri dekadash me autoritetet maqedonase në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjen e refugjatëve, si dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe e theksoi gatishmërinë për përforcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe pjesëmarrjes në iniciativat humanitare rajonale dhe globale.

Presidentja është krenare që ka qenë pjesë e përbërjes parlamentare e cila i  miratoi ndryshimet në ligjet përkatëse, me zbatimin e të cilave u zgjidh statusi i qindra personave pa dokumente dhe identitet, kryesisht refugjatë dhe jo rastësisht ajo mori mirënjohje të veçantë nga z. Filipo Grandi për rolin e saj pionier në mbrojtjen e refugjatëve.

Në kuadër të festimit të jubileut u mbajt diskutim mbi përvojat e kaluara të UNHCR-së dhe Qeverisë në lidhje me refugjatët dhe u hap ekspozita “Jetët Bardh e Zi”.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...