Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në liturgjinë me rastin e 25-vjetorit të fronëzimit të z.z. Stefan për kreun e KOM-PO

6 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori pjesë në liturgji në Katedralen qendrore “Shën.  Klimenti i Ohrid” në Shkup me të cilën u shënua festa Kuvendi i të gjithë Shenjtorëve maqedonas, kurse me rastin e 25 vjetorit të fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonas z. z. Stefan si kryepeshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.

Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se pozita e sotme e kishës është falë këmbënguljes dhe besimit të fortë të popullit maqedonas ndër vite.

“Numri i besimtarëve, por edhe numri i murgjve dhe numri i atyre në pozitat më të larta në kishë u rrit në kohët më të vështira. Etika, morali, shpirti, janë të pandashme nga Kisha Ortodokse Maqedonase. Jo rastësisht flasim për komunat kishtare-shkollore maqedonase. Priftërinjtë tanë më të njohur, më të respektuar ishin njëkohësisht edhe mësues. Derisa të ekzistojë populli maqedonas kudo qoftë në tokë, do të ekzistojë edhe kisha”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Piter Smolvud, anëtar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Piter Smolvud, anëtar i shquar i Partisë Konservative britanike dhe me Ron Nering, drejtorin e programeve ndërkombëtare të Institutit amerikan për lidership dhe ish-kryetarin e Partisë Republikane të Kalifornisë....