Presidentja Siljanovska Davkova nikoqire e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të PBEJL-së

12 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, nesër, më 13 qershor 2024, e enjte, do të jetë nikoqire e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), si aktiviteti përmbyllës në suazat e kryesimit maqedonas me këtë Proces me moton “Urëzimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit”.

Në suazat e Samitit është paraparë takim plenar i shefave të shteteve të delegacioneve, më pas do të vijojë konferenca e përbashkët për shtyp e kryesuesit aktual, të mëparshëm dhe të ardhshëm me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Agjenda:

15:00 – Pritja e shefave të delegacioneve nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova

15:25 – Fotografia familjare e shefave të delegacioneve

15:30 – Sesioni plenar i shefave të delegacioneve

18:00 – Konferencë për shtyp e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, Presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në këtë Samit, pjesëmarrjen e vet e konfirmuan: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Marko Gjuriq, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Bullgarisë, Ivan Kondov, sekretari shtetëror i MPJ-së së Moldavisë, Sergej Mihov, sekretarja shtetërore e MPJ-së së Rumanisë, Daniela Gitman, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, ambasadorja e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj, zëvendësdrejtori administrativ u Shërbimit i Shërbimit Evropian të Punëve të Jashtme i BE-së, Marko Makovec, Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe kryesuesja e Komisionit Evropian, Ana Veziroglu.

Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, si forum për bashkëpunim rajonal është themeluar në vitin 1996 dhe i përfshin të 13 pjesëmarrësit nga Evropa Juglindore me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve për çështjet rajonale, përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit dhe për nxitjen e integrimit evropian dhe euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore. Në këtë drejtim, qëllimet kryesore të PBVJL-së janë përparimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, nxitja e e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe drejtësisë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...