Presidentja Siljanovska Davkova priti në takim Delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë nga Parlamenti i Suedisë – Riksdag

10 Nëntor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim delegacionin e Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë nga Parlamenti i Suedisë – Riksdag, të udhëhequr nga Lotta Johnson Fornavre, të shoqëruar nga Ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ola Sollström.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu kënaqësinë lidhur me bashkëpunimin e shkëlqyer me deputetët suedezë, bazuar mbi besimin dhe respektin e ndërsjellë, duke theksuar se një partneritet i tillë paraqët bazë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe midis dy vendeve.

Ajo kujtoi se Suedia është donatori i katërt më i madh bilateral për vendin dhe se mbështetja e saj reflektohet jo vetëm në ndihmën për zhvillim, por edhe në rolin e saj si lehtësuese e reformave europiane.

Si ish-anëtare e Grupit Mbikëqyrës të Bashkëpunimit me Riksdagun Suedez, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se demokracia parlamentare suedeze ka qenë gjithmonë një shembull nga i cili mund të mësojmë. Sipas saj, përvoja e fituar përmes bashkëpunimit të tillë paraqet nxitje për dialogje të reja, të hapura dhe konstruktive që do të forcojnë kulturën politike dhe pjekurinë institucionale në vend.

Deputetët suedezë shprehën hapje dhe vendosmëri për ta vazhduar bashkëpunimin parlamentar, për të shkëmbyer përvojën demokratike dhe për ta ndihmuar e mbështetur procesin e integrimit europian të Maqedonisë.

Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se përparimi drejt BE-së duhet të bazohet mbi sistemin e meritave, jo mbi kushtëzimet politike dhe kërkesat e njëanshme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...