Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka mirëpritur në takim shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Mihalis Rokas, i cili ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2024.
Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se raporti paraqet pasqyrë objektive, përkujtues dhe udhërrëfyes për prioritetet reformuese dhe fushat në të cilat është i nevojshëm progres i mëtejshëm dhe shprehu shpresën se jep një vlerësim të balancuar të të arriturave të përgjithshme të vendit.
Në këtë takim, Presidentja theksoi se institucionet maqedonase do t’u kushtojnë vëmendje rekomandimeve dhe udhëzimeve të raportit, duke shtuar se aktualisht janë fokusuar në realizimin konsekuent të reformave në fusha kryesore, në rimëkëmbjen ekonomike dhe përballimin me korrupsionin.
Ajo përshëndeti Planin e Rritjes, duke theksuar se është thelbësore të demonstrohet efektiviteti i tij duke përshpejtuar reformat, duke shfrytëzuar potencialin e plotë dhe duke maksimizuar përfitimet për qytetarët dhe ekonominë tonë, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e zhgënjimeve të përjetuara gjatë procesit të gjatë.
Në takimin me ambasadoren Rokas, Presidentja shprehu pritshmërinë që qasja e re e integrimit shkallë-shkallë, me faza do të vazhdojë paralelisht me aderimin e cila do të kontribuojë në përfshirjen më të madhe të vendit në proceset, politikat dhe programet e BE-së dhe do të ndihmojë në rritjen e gatishmërisë së përgjithshme dhe ndërmarrjen më efikase të detyrimeve të anëtarësimit të ardhshëm.
Ajo e theksoi rëndësinë e vlerësimit objektiv të zbatimit të agjendës së reformave dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane maqedonase në bazë të parimit të meritës dhe Kritereve të Kopenhagës.
Presidentja theksoi se anëtarësimi i plotë në BE është qëllimi ynë strategjik dhe nuk shohim alternativë tjetër dhe e theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë të anëtarësimit në BE, në të cilin do të respektohet krenaria kombëtare dhe identiteti kombëtar i qytetarëve maqedonase